Sa shpenzuan institucionet, 2025
Pjesa e planit të rishikuar që çdo ministri dhe institucion qendror e shpenzoi në fakt, sipas raportit vjetor të Këshillit të Ministrave për Kuvendin.
- e planit të rishikuar u shpenzua nga 42 institucionet në renditje
- 94%e planit të rishikuar u shpenzua nga 42 institucionet në renditje
- lekë mbetën pa u shpenzuar te institucionet që nuk e plotësuan planin
- 28,09 miliardëlekë mbetën pa u shpenzuar te institucionet që nuk e plotësuan planin
- institucione shpenzuan më pak se 90% të planit të rishikuar
- 11institucione shpenzuan më pak se 90% të planit të rishikuar
Si lexohet
Plani i rishikuar është buxheti i institucionit pas ndryshimeve gjatë vitit, siç e jep vetë raporti; shpenzimi është ai faktik në fund të vitit. Një përqindje e ulët tregon para të planifikuara që nuk u përdorën, shpesh investime që nuk nisën ose nuk mbaruan në kohë. Mbi 100% do të thotë se institucioni shpenzoi më shumë se ky plan.
Raporti i qeverisë e mat realizimin ndaj planit fillestar; këtu mund ta shihni edhe ashtu. Diferenca tregon sa e ndryshoi buxhetin e një institucioni qeveria gjatë vitit: një institucion që mori më pak para se sa i ishin premtuar duket i plotë ndaj planit të rishikuar, por jo ndaj atij fillestar.
Renditja nuk gjykon nëse paratë u shpenzuan mirë: për këtë janë auditimet e KLSH. Zërat e përbashkët (partitë politike, institucionet e drejtësisë, institucione të tjera qeveritare) nuk janë në renditje.
- 1Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë65,7%Shpenzuar 315 milionë lekë; plani i rishikuar 479 milionë lekë, plani fillestar 644 milionë lekë
- 2Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit71%Shpenzuar 13 milionë lekë; plani i rishikuar 19 milionë lekë, plani fillestar 19 milionë lekë
- 3Ministria e Mbrojtjes74,1%Shpenzuar 39,59 miliardë lekë; plani i rishikuar 53,43 miliardë lekë, plani fillestar 52,69 miliardë lekë
- 4Kryeministria82%Shpenzuar 672 milionë lekë; plani i rishikuar 819 milionë lekë, plani fillestar 913 milionë lekë
- 5Komisioni Qendror i Zgjedhjeve83,8%Shpenzuar 3,33 miliardë lekë; plani i rishikuar 3,97 miliardë lekë, plani fillestar 532 milionë lekë
- 6Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit84,5%Shpenzuar 50 milionë lekë; plani i rishikuar 59 milionë lekë, plani fillestar 59 milionë lekë
- 7Autoriteti i Konkurrencës87,8%Shpenzuar 121 milionë lekë; plani i rishikuar 138 milionë lekë, plani fillestar 124 milionë lekë
- 8Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale88,4%Shpenzuar 141 milionë lekë; plani i rishikuar 159 milionë lekë, plani fillestar 170 milionë lekë
- 9Agjencia Telegrafike Shqiptare89,4%Shpenzuar 92 milionë lekë; plani i rishikuar 103 milionë lekë, plani fillestar 99 milionë lekë
- 10Kuvendi i Shqipërisë89,4%Shpenzuar 1,78 miliardë lekë; plani i rishikuar 1,99 miliardë lekë, plani fillestar 2,05 miliardë lekë
- 11Avokati i Popullit89,9%Shpenzuar 177 milionë lekë; plani i rishikuar 197 milionë lekë, plani fillestar 197 milionë lekë
- 12Këshilli i Lartë Gjyqësor91,3%Shpenzuar 4,73 miliardë lekë; plani i rishikuar 5,18 miliardë lekë, plani fillestar 6,16 miliardë lekë
- 13Struktura e Posaçme Antikorrupsion91,3%Shpenzuar 1,35 miliardë lekë; plani i rishikuar 1,48 miliardë lekë, plani fillestar 2,37 miliardë lekë
- 14Ministria e Financave92%Shpenzuar 9,51 miliardë lekë; plani i rishikuar 10,33 miliardë lekë, plani fillestar 11,06 miliardë lekë
- 15Komisioni i Prokurimit Publik92,5%Shpenzuar 88 milionë lekë; plani i rishikuar 95 milionë lekë, plani fillestar 120 milionë lekë
- 16Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme92,5%Shpenzuar 3,53 miliardë lekë; plani i rishikuar 3,81 miliardë lekë, plani fillestar 3,87 miliardë lekë
- 17Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural92,7%Shpenzuar 14,84 miliardë lekë; plani i rishikuar 16,01 miliardë lekë, plani fillestar 14,6 miliardë lekë
- 18Drejtoria e Radiotelevizionit92,7%Shpenzuar 810 milionë lekë; plani i rishikuar 874 milionë lekë, plani fillestar 870 milionë lekë
- 19Ministria e Mjedisit92,7%Shpenzuar 2,14 miliardë lekë; plani i rishikuar 2,31 miliardë lekë, plani fillestar 2,97 miliardë lekë
- 20Gjykata Kushtetuese93,5%Shpenzuar 253 milionë lekë; plani i rishikuar 270 milionë lekë, plani fillestar 262 milionë lekë
- 21Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit94,2%Shpenzuar 7,51 miliardë lekë; plani i rishikuar 7,98 miliardë lekë, plani fillestar 6,57 miliardë lekë
- 22Këshilli i Lartë i Prokurorisë94,2%Shpenzuar 199 milionë lekë; plani i rishikuar 212 milionë lekë, plani fillestar 212 milionë lekë
- 23Ministria e Arsimit94,8%Shpenzuar 59,43 miliardë lekë; plani i rishikuar 62,67 miliardë lekë, plani fillestar 61,39 miliardë lekë
- 24Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile94,9%Shpenzuar 129 milionë lekë; plani i rishikuar 136 milionë lekë, plani fillestar 136 milionë lekë
- 25Ministria e Drejtësisë95,1%Shpenzuar 14,93 miliardë lekë; plani i rishikuar 15,7 miliardë lekë, plani fillestar 14,37 miliardë lekë
- 26Akademia e Shkencave e Shqipërisë95,4%Shpenzuar 534 milionë lekë; plani i rishikuar 560 milionë lekë, plani fillestar 550 milionë lekë
- 27Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit95,7%Shpenzuar 159 milionë lekë; plani i rishikuar 167 milionë lekë, plani fillestar 168 milionë lekë
- 28Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë95,9%Shpenzuar 71,46 miliardë lekë; plani i rishikuar 74,55 miliardë lekë, plani fillestar 74,03 miliardë lekë
- 29Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil96%Shpenzuar 89 milionë lekë; plani i rishikuar 93 milionë lekë, plani fillestar 98 milionë lekë
- 30Shkolla e Magjistraturës96,4%Shpenzuar 428 milionë lekë; plani i rishikuar 444 milionë lekë, plani fillestar 492 milionë lekë
- 31Fondi Shqiptar i Zhvillimit96,5%Shpenzuar 24,01 miliardë lekë; plani i rishikuar 24,89 miliardë lekë, plani fillestar 22,54 miliardë lekë
- 32Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave96,8%Shpenzuar 290 milionë lekë; plani i rishikuar 300 milionë lekë, plani fillestar 298 milionë lekë
- 33Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi96,9%Shpenzuar 73 milionë lekë; plani i rishikuar 75 milionë lekë, plani fillestar 75 milionë lekë
- 34Prokuroria e Përgjithshme98,2%Shpenzuar 3,04 miliardë lekë; plani i rishikuar 3,1 miliardë lekë, plani fillestar 3,32 miliardë lekë
- 35Instituti i Statistikave98,4%Shpenzuar 981 milionë lekë; plani i rishikuar 996 milionë lekë, plani fillestar 1,02 miliardë lekë
- 36Shërbimi Informativ i Shtetit98,7%Shpenzuar 2,99 miliardë lekë; plani i rishikuar 3,03 miliardë lekë, plani fillestar 2,82 miliardë lekë
- 37Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit99%Shpenzuar 56,11 miliardë lekë; plani i rishikuar 56,7 miliardë lekë, plani fillestar 51,76 miliardë lekë
- 38Qendra Kombëtare e Kinematografisë99%Shpenzuar 200 milionë lekë; plani i rishikuar 202 milionë lekë, plani fillestar 167 milionë lekë
- 39Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave99,4%Shpenzuar 462 milionë lekë; plani i rishikuar 465 milionë lekë, plani fillestar 448 milionë lekë
- 40Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale99,4%Shpenzuar 81,9 miliardë lekë; plani i rishikuar 82,38 miliardë lekë, plani fillestar 80,73 miliardë lekë
- 41Ministria e Punëve të Brendshme99,4%Shpenzuar 31,43 miliardë lekë; plani i rishikuar 31,61 miliardë lekë, plani fillestar 31,01 miliardë lekë
- 42Kontrolli i Lartë i Shtetit99,5%Shpenzuar 636 milionë lekë; plani i rishikuar 639 milionë lekë, plani fillestar 694 milionë lekë
Burimi: Këshilli i Ministrave, Raporti për zbatimin e buxhetit vjetor të vitit 2025, i dorëzuar në Kuvend; tabela e realizimit sipas ministrive dhe institucioneve qendrore. Shifrat në raport janë në mijë lekë.