Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
169 raporte, viti 2022
- Raport përfundimtar i auditimit tematik të ushtruar në Ministrinë e Kulturës dhe Cirkun Kombëtar
Dëm ekonomik7,903,272 lekë
Detyrimi i përcaktuar në urdhrin e vendosjes së masës së sekuestros konservative, që lidhet me vlerën e përdorimit të pronës për periudhën 28.05.2019-28.05.2021, në masën 7,903,272 (shtatëmilion e nëntëqind e tre mijë e dyqind e shtatëdhjetë e dy) lekë, konsiderohet si dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës KrujëAgjencia Shtetërore e Kadastrës
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit
Efekt negativ financiar15,416,666 lekë
Në procedurën e prokurimit me objekt "projekt-zbatimi i godinës së Shkollës së Magjistraturës" konstatohet shpenzim pa efektivitet, në vlerën 15,416,666 lekë.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në “Albcontrol” sh. a.
Efekt negativ financiar109,095,377 lekë
Në 22 raste nga 27 procedura prokurimi të audituara, rezultuan me disa mangësi dhe shkelje, si rezultat i veprimeve në kundërshtim me kriteret e vlerësimit (LPP, VKM nr. 914, datë 29.12.2014, udhëzime dhe urdhra të APP-së), në paligjshmëri, në përdorim pa efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve publike në vlerën 109,095,377 lekë, nga ku:
Faqja 11 e raportitEfekt negativ financiar96,687,709 lekë
Vlera 96,687,709 lekë paraqet në 4 raste përdorim pa ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve të shoqërisë duke vlerësuar dhe shpallur fituesin nga KVO në kushtet e mos plotësimit të kërkesave për kualifikim të DST.
Faqja 11 e raportitEfekt negativ financiar12,407,668 lekë
Vlera 12,407,668 lekë paraqet në 3 raste përdorim pa ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike duke instaluar dhe përdorur paisje jo në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve.
Faqja 11 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Të ardhura të munguara33,208,072.75 lekë
Nga MBZHR, të merren masa dhe të kërkohet në rrugë ligjore duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e vlerës 33,208,072.75 lekë të krijuara si pasojë e penaliteteve e moslikuidimit ne kohe të qerave vjetore, duke krijuar vlera financiare të cilat përfaqësojnë të ardhura të munguara ndaj buxhetit të shtetit, si vijon:
Faqja 12 e raportitTë ardhura të munguara28,304,528.3 lekë
Nga MBZHR, të merren masa dhe të kërkohet në rrugë ligjore duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe në të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e vlerës 28,304,528.3 lekë si pasojë e mos plotësimit të detyrimit kontraktor nga mos kryerja e investimeve në kohë, duke krijuar vlera financiare të cilat përfaqësojnë të ardhura të munguara ndaj buxhetit të shtetit, si vijon:
Faqja 10 e raportitEfekt negativ financiar633,930 lekë
Nga titullari MBZHR, të ngrihet një grup pune, për të evidentuar parregullsitë e konstatuara mbi urdhër shpenzime për vlerën prej 633,930 lekë, e cila është përdorur pa ekonomicitet, efektivitet dhe efiçensë.
Faqja 13 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Kamëz
Dëm ekonomik777,701 lekë
Ky zë pune nuk është realizuar në konformitet me zërin 2.383/1 por është realizua sipas zërit 2.388/1 "F.V Dyer të brendshme tamburatë të rimesuara" ku dyert nuk janë dru, por janë prodhuar me material tamburatë të rimesuara duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 777,701 lekë pa TVSH.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës VlorëAgjencia Shtetërore e Kadastrës
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Poliçan
Të ardhura të munguara70,299,118 lekë
Detyrimi që subjektet fizik/juridik dhe familjarë kanë ndaj Bashkisë Poliçan më 31.12.2021 është 23,722,328 lekë për 79 subjekte, 43,644,787 lekë për taksën e tokës bujqësore dhe 2,932,003 lekë për taksat dhe tarifat familjare, vlerë kjo që sjell të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Poliçan në total70,299,118 lekë.
Faqja 8 e raportitTë ardhura të munguara2,845,984 lekë
Detyrimi që subjekti ka ndaj Bashkisë Poliçan duke filluar që nga viti 2016 deri në shtator 2019 është 2,845,984 lekë, që përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Poliçan.
Faqja 8 e raportitTë ardhura të munguara214,160 lekë
Nga auditimi lidhur me pagesën e detyrimeve vendore nga subjektet që janë shpallur fitues në procedurat e prokurimit në Bashkinë Poliçan rezultoi se, vetëm 3 nga 8 operatorë ekonomik kanë paguar detyrimet vendore që lindin ndaj Bashkisë Poliçan për periudhën e ushtrimit të aktivitetit në këtë bashki, duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e bashkisë në vlerën 214,160 lekë.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Patos
Të ardhura të munguara40,491,275 lekë
Nga auditimi i taksës së tokës, rezultoi vlera totale debitore40,491,275 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Patos.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara25,922,986 lekë
Nga auditimi i tarifës së pastrimit, rezulton me vlerë debitore prej 25,922,986 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Patos, nga mos arkëtimi i kësaj tarife në datën 31.12.2021.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara16,247,474 lekë
Nga auditimi i taksës së ndërtesës, rezulton me vlerë debitore prej 16,247,474 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Patos, nga mos arkëtimi i kësaj takse deri në datën 31.12.2021.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Tiranë
Efekt negativ financiar144,926 lekë
Në total, për vitet 2019, 2020 deri në 30.06.2021, vlera prej 144,926 lekë me TVSH është përdorur me efekt negativ, ndaj fondeve të siguruara nga Buxheti i shtetit, për shkak të konsumit të karburantit, në kundërshtim me Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" i ndryshuar UMF nr.30 datë 27.12.2011"Për menazhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik" pika nr.35 &36.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ShkodërAgjencia Shtetërore e Kadastrës
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Dëm ekonomik1,458,726 lekë
në librezat e masave dhe në situacionin përfundimtar, janë përfshirë volume punimesh të pakryera në fakt, për 8 (tetë) zëra punimesh, në shumën 1,458,726 lekë pa TVSHe cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.
Faqja 3 e raportitEfekt negativ financiar1,021,771 lekë
Kështu që vlera e volumit të betonit prej 1,021,771 lekë pa TVSH, për trashësinë e rritur prej 5 cm, konsiderohet shpenzim pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet për buxhetin e shtetit.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Cërrik
Të ardhura të munguara26,143,232 lekë
Detyrimet për taksat dhe tarifat vendore që taksapaguesit kanë ndaj Bashkisë Cërrik në datën 31.12.2021 janë në vlerën 26,143,232 lekë prej të cilave vlera 3,358,268 lekë i përket 78 subjekteve private dhe vlera 22,784,964 lekë i përket kategorisë së taksapaguesve familjarë, vlerë kjo që sjell të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Cërrik.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara10,301,890 lekë
Nuk kanë paguar detyrimin për taksën e ndikimit në infrastrukturë 270 qytetarë që kanë përfituar legalizimin e ndërtimeve të reja me vlerë totale 10,301,890 lekë që përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Cërrik, veprim në kundërshtim me përcaktimet e ligjit nr. 95/2018 " Për disa ndryshime dhe shtesanë ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006,"Për sistemin e taksavevendore", i ndryshuar, neni 9, pika 3/c dhe VKM-së nr. 860, datë 10.12.2014 " Për përcaktimin e mënyrës sëmbledhjes dhe administrimittë të ardhurave përndërtimet pa leje dhe vleravetë zbatueshme për legalizim", pika 5.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara3,000,000 lekë
Të tre këto subjekte ushtrojnë aktivitet në kundërshtim me përcaktimet ligjore, përkatësisht ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", i ndryshuar me ligjin nr. 71/2014 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, neni 4, neni 15, neni 20-Autorizimet pika 2, duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Cërrik për vitin 2021 në vlerën 3,000,000 lekë.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Rrogozhinë
Të ardhura të munguara51,843,561 lekë
Debitorët familjarë për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Rrogozhinë deri më 31.12.2020 arrijnë në total 51,843,561 lekë të cilat janë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Rrogozhinë.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara381,400 lekë
Grupi auditues analizoj 6 dosje në të cilat kishte mungesa të arkëtimeve të fazave të ndryshme nga pika a në f, dëm ekonomik në vlerën 66,401 lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën 381,400 lekë mungesë arkëtimi për certifikatën e përdorimit.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik66,401 lekë
Grupi auditues analizoj 6 dosje në të cilat kishte mungesa të arkëtimeve të fazave të ndryshme nga pika a në f, dëm ekonomik në vlerën 66,401 lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën 381,400 lekë mungesë arkëtimi për certifikatën e përdorimit.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit RrugorDrejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Vau i Dejës
Dëm ekonomik6,320,000 lekë
Nga diferencat ndërmjet detyrimit që duhej paguar dhe pagesave të kryesra, rezulton një diferencë prej 6,320,000 lekë, e cila përbën dëm ekonomik për buxhetin e Bashkisë Vau Dejës, si rezultat i tregtimit të hidrokarbureve dhe derivateve të tyre nga subjekte të papajisura me autorizimin e tregtimit ose për shkak të mënyrës së gabuar të llogaritjes së kësaj tarife.
Faqja 5 e raportitTë ardhura të munguara4,344,980 lekë
Deri në datën 31.12.2020, në Bashkinë Vau i Dejës janë debitorë për taksën e ndikimit në infrastrukturë gjithsej 134 persona, për një sipërfaqe ndërtimore prej 13,687 m2, në vlerën 4,344,980 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Vau Dejës.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Belsh
Dëm ekonomik559,320 lekë
Nga Bashkia Belsh, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 559,320 lekë pa TVSH nga BOE "F. C. ShPK" & "V. H." ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 291/11 prot, datë 30.01.2019 të kontratës me objekt "Rikualifikim Urban i Fasadave të Qendrës Belsh", vlerë kjo e cila përfaqëson dëm ekonomik në buxhetin e njësisë vendore, si rrjedhojë e situacionimit të punimeve të pakryera në volumet e situacionuara apo me të argumentuara me dokumentacion teknik, si foto, proces verbal, etj.
Faqja 6 e raportitDëm ekonomik324,400 lekë
Nga Bashkia Belsh, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 324,400 lekë pa TVSH nga Kontraktori BOE "C." SHPK & "B." SHPK & "E." SHPK , përfaqësuar nga OE "E." SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 1737/12 prot, datë 07.08.2019 të kontratës me objekt "Furnizimi me ujë të pishëm i Zonës së Dumresë, Bashkia Belsh, (Faza e Parë)", Bashkia Belsh, vlerë kjo e cila përfaqëson dëm ekonomik në buxhetin e njësisë vendore, si rrjedhojë e situacionimit të punimeve të pakryera në volumet e situacionuara.
Faqja 6 e raportitDëm ekonomik234,221 lekë
Nga Bashkia Belsh, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 234,221 lekë pa TVSH nga Kontraktori JV "E." SHPK & "I.", në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. -- prot, datë 07.08.2019 të kontratës me objekt "Rikonstruksion i shkollës së mesme Sami Frashëri", Bashkia Belsh, vlerë kjo e cila përfaqëson dëm ekonomik në buxhetin e njësisë vendore, si rrjedhojë e situacionimit të punimeve të pakryera jo në përputhje me specifikimet teknike.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Tiranë, Durrës, Dibër
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ministrinë e MbrojtjesMinistria e Mbrojtjes
- Raport përfundimtar auditimi për zbatimin e rakomandimeve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Raport përfundimtar auditimi për zbatimin e rekomandimeve në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) SHA
- Raporti i auditimit tematik “Për verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna në auditimet e mëparshme të evaduara 6 mujori 1-rë, 2021”
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
Efekt negativ financiar128,784,222 lekë
Si rrjedhim shuma prej 128,784,222 lekë janë fonde të buxhetit të shtetit të përdorura pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet.
Faqja 12 e raportitDëm ekonomik329,414 lekë
Nga përllogaritja e gabuar e fondit limit, Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 329,414 lekë, e ardhur si diferencë e çmimit të përcaktuar nga AKSHI për këtë produkt me çmimin e ofertuar dhe kontraktuar (98,500- 85,428 + TVSH).
Faqja 8 e raportit
- Raport auditimi tematik “Për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e evaduara gjatë 6-mujori i parë i vitit 2021”
Efekt negativ financiar392,968,237 lekë
Masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike janë rekomanduar gjithsej 9 masa, në shumën 392,968,237 lekë, nga këto janë pranuar 9nga të cilat janë zbatuar 2, në proces zbatimi 1 dhe pa zbatuar 6.
Faqja 3 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve
Efekt negativ financiar25,715,880 lekë
Nga AKUM të merren masat e nevojshmet për nxjerrjen e përgjegjësisë dhe shmangien e praktikave të cilat ndikojnë në përdorimin pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të fondeve si pasojë e mos përmbushjes se qëllimeve kryesore të investimeve në vlerën prej 25,715,880 lekë pa TVSH e shkaktuar në kontratën e lidhur mes sipërmarrësit BOE "V.H.&B.I&E." si penalitet i aplikuar për vonesa në realizimin e kontratës së sipërmarrjes të lidhur sipas aktit me nr. 2446 prot., datë 26.08.2019 me objekt ''Përmirësimi i Infrastrukturës së Ujërave të Zeza në zonën Bregdetare, Vlorë'.
Faqja 3 e raportitDëm ekonomik412,027 lekë
Vlera 412,027 lekë [148.8 m3 x (15,145 - 12,376)], është përfituar padrejtësisht nga Kontraktori "S.A" SHPK dhe përbën dëm ekonomik.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Korporatën Elektroenergjitike Shiqptare “KESH” SHA
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë MallakastërMallakastër
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Fier
Efekt negativ financiar1,128,722,634 lekë
Kryetari i Bashkisë Fier, të analizojë dhe nxjerrë përgjegjësitë për kualifikimin e ofertave ekonomike të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkesave kualifikuese të DST, me pasojë përdorimi të fondit publik me efekt financiar negativ në të ardhurat e buxhetit të Bashkisë Fier për vlerën 1,128,722,634 lekë pa TVSH.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik5,974,920 lekë
Nga ana e Bashkisë Fier të ndiqen të gjitha masa për arkëtimin e vlerës prej 5,974,920 lekë nga kontraktori "Z" ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 730/15 prot. datë 29.03.2021, me objekt "Furnizim Vendosje Panele Fotovoltaike me shtylla për ndriçim publik", Bashkia Fier, për vlerën e sigurimit të kontratës, që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e mos realizimit të kontratës.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik4,202,600 lekë
Nga Bashkia Fier të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 4,202,600 lekë pa TVSh nga BOE, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 10912/9 prot datë 20.03.2019, me objekt "Furnizim vendosje panele fotovoltaik me shtylla për ndriçim publik", vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë KonispolKonispol
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) SHA
Efekt negativ financiar59,749,333 lekë
Si rrjedhojë e këtyre veprimeve OST sh.a i është shkaktuar një efekt negativ financiar në shumën 59,749,333 lekë
Faqja 8 e raportitEfekt negativ financiar36,268,712 lekë
Për sa më sipër, konstatohet një numër i madh procedurash gjyqësore, vendimet e të cilave janë ekzekutuar në periudhën objekt auditimi, por gjithashtu janë edhe procese të ngritura gjatë viteve 2013-2016, të cilat janë ekzekutuar në periudhën 2018-2020, ku vlera e ekzekutuar për periudhën objekt auditimi me vendime e formës së prerë për proceset gjyqësore për të cilat është ekzekutuar dëmshpërblimi kanë vlerë totale 36,268,712 lekë, vlerë e cila është efekt financiar negativ për shoqërinë.
Faqja 8 e raportitDëm ekonomik3,828 mijë lekë
-Nga auditimi i zbatimit të 5 kontratave për punë publike, është evidentuar dëm ekonomik në vlerën 3,828 mijë lekë, për mos realizim të punimeve të ndërtimi në volumet e situacionuara.
Faqja 10 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në “Albpetrol” SHA Patos
Efekt negativ financiar8,397,275,500 lekë
Për periudhën objekt auditimi, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure janë krijuar detyrime të kontraktorëve ndaj "Albpetrol Sh.A", konkretisht për pjesën e PPE dhe ASP, detyrime financiare të papaguara për shërbimet e ofruara nga "Albpetrol" ShA, korigjimi i koeficientit R nga mos zbritja e shpenzimeve të përfshira në kostot hidrokarbure nga kontraktorët e marrëveshjeve hidrokarbure, të cilat kanë sjellë efekte financiare negative në vlerën 8,397,275,500 lekë.
Faqja 12 e raportitEfekt negativ financiar1,909,362,631 lekë
Nga mos pagesat në kohë për detyrime për energjinë elektrike, "Albpetrol" ShA ka akumuluar detyrime për kamatëvonesa në vlerën 1,909,362,631 lekë, vlerë e cila edhe pse nuk është likuiduar ende, është një detyrim real i cili do të ketë një efekt negativ financiar në buxhetin e shoqërisë në vijim.
Faqja 12 e raportit
- Raporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Mat
Të ardhura të munguara76,416,391 lekë
Të ardhurave të realizuara nga taksat dhe tarifat vendore, për periudhën 2019-2021, u konstatua se,në fund të vitit 2021 në Bashkinë Mat dhe NJAborxhi tatimor është në vlerën 76,416,391 lekë vlerë e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Mat.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik21,133,920 lekë
Kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Mat me palët e treta, nuk janë respektuar plotësisht detyrimet ligjore të fushës (përllogaritje e gabuar e tarifave, mosaplikim i kamatëvonesave, mungesën e marrjes së masave për arkëtimin e tarifave të qirave, etj), veprime dhe mosveprime të cilat kanë krijuar dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Mat në vlerën 21,133,920 lekë.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara15,148,685 lekë
Dokumentacionit mbi përllogaritjet për taksën e ndërtesës dhe tarifën e shërbimit për subjektet "Biznesi Vip", "Biznesi i Madh" dhe "Biznesi i Vogël", që ushtrojnë aktivitet në territorin administrativ të Bashkisë Mat, u konstatua se, për periudhën 2019-2021 janë përjashtuar/përllogaritur gabim taksa e ndërtesës dhe tarifa e shërbimit për subjektet e mësipërme, konkretisht: Për taksën e ndërtesës 10 subjekte "biznes i madh", 40 subjekte "biznes i vogël" dhe 6 subjekte me aktivitet HEC; Për tarifën e shërbimit 42 subjekte "biznes i madh" dhe 10 subjekte me aktivitet HEC, duke krijuar të ardhura të munguara në vlerën 15,148,685 lekë, me efekt negativ në buxhetin e Bashkisë Mat.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi “Për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2021 në DVASHK Korçë”66 rekomandimesipas faqes 3
Të ardhura të munguara25,402,400 lekë
Nga ana e KLSH me shkresat përcjellëse janë lënë 66 rekomandime gjithsej, nga këto: 1 propozim për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi; 45 masa organizative; dhe 6 masa të ardhura të munguara në vlerën në vlerën prej 25,402,400 lekë pa TVSH, si dhe janë rekomanduar masa disiplinore "vërejtje deri në largim nga puna" për 19 punonjës.
Faqja 3 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi “Për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2021 në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës”19 rekomandimesipas faqes 3Agjencia Shtetërore e Kadastrës
- Raport përfundimtar auditimi “Për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2021 në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
- Raport përfundimtar auditimi “Për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2021 në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit”Agjencia Kombëtare e Bregdetit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë MaliqMaliq
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Kolonjë
Dëm ekonomik19,457,332 lekë
Vlera e përllogaritjes e qerasë për t'u paguar nga shfrytëzimi i fondit pyjor dhe kullosor për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e hidroenergjetikes në Bashkinë Kolonjë në shumën prej 19,457,332 lekë, konsiderohet dëm ekonomik për Buxhetin e Bashkisë Kolonjë.
Faqja 14 e raportitDëm ekonomik732,989 lekë
Nga Bashkia Kolonjë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 732,989 lekë pa tvsh nga BOE A.SHPK&E.SHPKnë cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 2626 Prot, datë 07.08.2019, me objekt "Rikonstruksion i shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", Ersekë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 14 e raportitDëm ekonomik523,391 lekë
Miratimi i lejes së ndërtimit është bërë në datën 10.10.2018 me nr. Vendimi 23 nga ish kryetari i Bashkisë z. I.S, duke keq llogaritur |TNI-në si dhe mos aplikimi i masave administrative ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 523,391 lekë si më poshtë:
Faqja 14 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Devoll
Dëm ekonomik389,200 lekë
Drejtoria e Financë/Buxhet në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike Bashkia Devoll të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 389,200 lekë pa TVSh nga bashkimi i OE "N" SHPK & "A" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 1463 prot datë 16.06.2020, me objekt "Zgjerimi i rrugës vendore, aks Superstrada e Devollit - Ismail Qemali, Demir Progri -Aks rruga Ethem Osman Xhaci dhe rehabilitimi i rrugëve vendore, Lagjja nr.2 dhe "Lagjja nr. 3", Bashkia Devoll, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 15 e raportitDëm ekonomik330,000 lekë
Drejtoria e Financë/Buxhet në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike Bashkia Devoll të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 330,000 lekë pa TVSh nga OE "N" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 3028 prot datë 28.12.2018, me objekt "Rehabilitimi i rrugëve në Bashkinë Devoll, Loti I, Rehabilitimi i rrugëve të qytetit Bilisht", Bashkia Devoll, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 16 e raportitDëm ekonomik224,000 lekë
Drejtoria e Financë/Buxhet në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike Bashkia Devoll të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 224,000 lekë pa TVSh nga OE "A" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 3028 prot datë 28.12.2018, me objekt "Rehabilitimi i rrugëve në Bashkinë Devoll, Loti II, Rehabilitimi i Rrugëve në NjA Miras", Bashkia Devoll, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 16 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Vlorë
Efekt negativ financiar10,198,440 lekë
Është arkëtuar më pak për periudhën 1 Janar 2018 - 30 Qershor 2021, shuma 10,198,440 lekë, përbën të ardhur të munguar me efekt negativ në buxhetin e Bashkisë Vlorë dhe MZHTETTS, sipas përqindjeve, referuar procesverbalit të mbajtur nga administrata e Bashkisë Vlorë mbi saktësimin e sipërfaqes në shfrytëzim që subjekti ka si dhe tarifave të ndryshuara me VKM nr. 992, datë 09.12.2015 "Për disa ndryshime në VKM nr.54 datë 5.2.2014".
Faqja 12 e raportit
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.