Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
192 raporte, viti 2023
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Tepelenë24 rekomandimesipas faqes 14
Të ardhura të munguara3,708,676 lekë
Nga të dhënat e nxjerra nga dokumentacioni i dosjeve dhe ai financiar, rezulton se në fund të vitit 2022 paraqiten 16 subjekte qiramarrës me detyrime kontraktore të papaguara në vlerën 3,708,676 lekë të cilat përbëjnë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Tepelenë.
Faqja 7 e raportitTë ardhura të munguara2,078,937 lekë
ndërsa deri në 31.12.2022 vlera progresive debitore për këtë taksë është 2,078,937 lekë, vlerë e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Tepelenë.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Librazhd
Dëm ekonomik144,000 lekë
Vlera 144,000 lekë (6 copë x 24,000 lekë/copë), i është certifikuar më tepër Kontraktorit BOE "E SHPK dhe L. K. SHPK" dhe përbën dëm ekonomik.
Faqja 8 e raportitDëm ekonomik98,616 lekë
Vlera 98,616 lekë [21 copë (15,400 lekë/copë - 10,704 lekë/copë)], është certifikuar më tepër kontraktorit BOE "E SHPK dhe L. K. SHPK", vlerë e cila përbën dëm ekonomik.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Ministrinë e DrejtësisëMinistria e Drejtësisë
- Raport përfundimtar auditimi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe EnergjisëMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Raport përfundimtar auditimi në Ministrinë e Financave dhe EkonomisëMinistria e Financave dhe Ekonomisë
- Raport përfundimtar auditimi në Institutin e Gjeoshkencave
- Raport përfundimtar auditimi në Institutin e Sigurimeve ShoqëroreInstituti i Sigurimeve Shoqërore
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Përmet
Efekt negativ financiar1,512,720 lekë
Bashkia Përmet për zbatimin e vendimeve gjyqësore me objekt dëmshpërblim page për largime nga puna të punonjësve, për vitin 2021 ka shpenzuar vlerën 1,512,720 lekë, për 13 raste, të cilat përbëjnë shpenzime pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet, pasi praktikisht për një pozicion pune paguhen dy persona.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara781,938 lekë
Sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion rezulton se procesi i administrimit dhe mbledhje së të ardhurave nga kontratat e qirave administrohet nga Sektori i Menaxhimit të pronave dhe Strehimit, i cili administron 21 kontrata në vlerë 3,548,165 lekë në vite, prej të cilave nuk kanë shlyer detyrimet e kontratës 2 subjekte në vlerën gjithsej 781,938 lekë me pasojë të ardhura të munguara për buxhetin e njësisë vendore.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë GjirokastërGjirokastër
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Libohovë
Dëm ekonomik76,000 lekë
Për vitin 2022 konstatohet se 2 punonjës janë trajtuar me pagë grupi në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, në vlerën 76,000 lekë e cila përbën dëm ekonomik për buxhetin e Bashkisë Libohovë.
Faqja 10 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Këlcyrë
Efekt negativ financiar73,726,000 lekë
Për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe përdorimin e tyre me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet (të ardhura të munguara), janë rekomanduar 3 masa, për arkëtim të vlerës totale 73,726,000 lekë, të pranuara nga subjekti, prej të cilave dy masa janë të pa zbatuar, ndërsa një masa është në proces zbatimi.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Shijak
Të ardhura të munguara210,973,696 lekë
Nga auditimi i taksave të ndërtesës, pastrimit, ndriçimit dhe truallit për debitorët familjar rezultoi vlera totale debitore 210,973,696 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e bashkisë Shijak.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Peqin
Të ardhura të munguara21,836,081 lekë
Në total vlera e detyrimeve ndaj Bashkis Peqin, nga mos pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga legalizimet nga 474 objekte të legalizuara, rezulton në vlerën 21,836,081 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Peqin.
Faqja 8 e raportitDëm ekonomik18,920,760 lekë
Nga auditimi i dokumentacionit të zbatimit të kontratave të punëve civile u konstatua se në 3 raste nuk janë kryer punimet në përputhje me likuidimet e kryera nga ku rezultoi një dëm ekonomik në shumën 18,920,760 lekë.
Faqja 13 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Ministrinë e Kulturës
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Avokaturën e ShtetitAvokatura e Shtetit
- Raport përfundimtar auditimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Efekt negativ financiar27,921,485 lekë
Për sa më sipër vlera e investimit prej 27,921,485 lekë pa TVSH, të kryer në vend-depozitimin në Bashkinë Kukës, nga grupi i auditimit konsiderohet shpenzim pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet i fondeve publike deri në këtë fazë të menaxhimit të landfillit.
Faqja 8 e raportit
- Raport auditimi për “Kontratën e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”
- Raport përfundimtar auditimi e në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj
- Raport përfundimtar auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Efekt negativ financiar145,479 lekë
Gjithashtu, rezulton se gjatë vitit 2022, në 1 rast pagesa për vendimin gjyqësor nuk është bërë në mënyrë vullnetare, por është pritur urdhri i shërbimit përmbarimor, duke rënduar më tej buxhetin me shpenzime përmbarimore në vlerën 145,479 lekë, shpenzime të cilat përbëjnë efekt financiar negativ për buxhetin e institucionit.
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Efekt negativ financiar137,268,674 lekë
Në fund të vitit 2022, vlera e detyrimeve të prapambetura për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, për ish punonjësit e administratës tatimore është 137,268,674 lekë, e cila konsiderohet efekt financiar negativ në buxhetin e shtetit.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
Efekt negativ financiar8,210 mijë lekë
Nga auditimi u konstatuan të ardhura doganore të munguara në buxhetin e shtetit, të shkaktuara si pasojë e problematikave të identifikuara në zbatimin e kuadrit ligjor, nënligjor dhe rregullator në strukturën përgjegjëse të hetimit, antikontrabandës, akcizës në totalin prej 19,117 mijë lekë; dhe efekte financiare negative në përdorimin e fondeve publike si pasojë e likuidimeve të vendimeve gjyqësore të formës së prerë për ish punonjësit e larguar nga puna në vlerën totale prej 8,210 mijë lekë.
Faqja 3 e raportitTë ardhura të munguara5,837,317 lekë
Pra, gjithsej kanë rezultuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën prej 5,837,317 lekë, nga veprimet dhe mosveprimet e Drejtorisë së Hetimit në DPD.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara2,038,069 lekë
Pra, gjithsej kanë rezultuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën prej 2,038,069 lekë, nga veprimet dhe mosveprimet e Drejtorisë së Antikontrabandës në DPD.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve NatyroreAgjencia Kombëtare e Burimeve NatyroreMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Memaliaj
Të ardhura të munguara8,182,649 lekë
Në fund të vitit 2022 në mënyrë progresive rezultojnë debitor 234 subjekte të kategorisë "Biznes" dhe "Institucione" në vlerën 7,522,649 lekë dhe 6 institucione në vlerën 660,000 lekë, pra gjithsej 8,182,649 lekë për 240 subjekte, të cilat përbëjnë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Memaliaj.
Faqja 7 e raportitTë ardhura të munguara969,400 lekë
Nëse do bënim përllogaritjen vetëm të tarifës së ndriçimit, gjelbërimit dhe pastrimit për subjektet e pataksuara do të kishim 969,400 lekë, të cilat përbëjnë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Memaliaj.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Rrogozhinë
Dëm ekonomik694,583 lekë
Nga Bashkia Rrogozhinë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 694,583 lekë pa Tvsh nga BOE "B." Shpk, & "Sh." Shpk, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 1521/2 prot., datë 26.05.2021, me objekt: "Rikonstruktimi i strukturës dhe hapësirave të Pallatit të Kulturës Rrogozhinë.", Bashkia Rrogozhinë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 10 e raportitDëm ekonomik93,600 lekë
Nga Bashkia Rrogozhinë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 93,600 lekë pa Tvsh nga BOE "B. B" Shpk & "B. N" Shpk & "M." Shpk & "P. V." Shpk, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 2283 prot., datë 07.05.2020, me objekt: "Rikonstruksion i rrug. të lagjes sipër Stacionit të Trenit faza I", Bashkia Rrogozhinë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Sarandë
Të ardhura të munguara13,433 mijë lekë
Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme kanë krijuar të ardhura të munguara për buxhetin e bashkisë në vlerë 13,433 mijë lekë.
Faqja 9 e raportitTë ardhura të munguara4,280,400 lekë
rezultojnë 4,280,400 lekë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Sarandë.
Faqja 10 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Sarandë
Të ardhura të munguara11,328,837 lekë
-Në 6 rast, në dosje nuk është e administruar dhe përllogaritur formulari i pageses të penalitetitpër mosrespektimin e lejes së ndërtimit nga subjektet ndërtuese/investitore, për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit,duke shkaktuar të ardhura të munguara në shumën prej 11,328,837 lekë.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Ministrinë e Financave dhe EkonomisëMinistria e Financave dhe Ekonomisë
- Raport pёrfundimtar auditimi i zbatimit të rekomandimeve të lëna në auditimet nga 01.01.2022-31.12.2022
Efekt negativ financiar43,640,189,616 lekë
-Masa me efekt negativ financiar (3E) "Të ardhura të munguara": Nga 44 masa të rekomanduara në vlerën 43,640,189,616 lekë, janë pranuar plotësisht 32 rekomandime ose 73 % e tyre (në vlerën 336,823,620 lekë %) dhe nuk janë pranuar 12 rekomandime ose 27 % e tyre (në masën 303,365,996 lekë).
Faqja 4 e raportit
- Raport pёrfundimtar auditimi i ushtruar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, projekti “Modernizimi i asistencës sociale”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Raport përfundimtar auditimi në Universitetin e Sporteve TiranëUniversiteti i Sporteve,Tiranë
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Delvinë
Të ardhura të munguara44,779,581 lekë
Masa për uljen e borxhit tatimor dhe rritjen e performancës në arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore, përfshirë dhe detyrimet nga qiradhënia (të ardhura të munguara) janë dhënë 3 masa të cilat janë pranuar, në vlerën 44,779,581 lekë dhe janë në proces zbatimi.
Faqja 7 e raportitTë ardhura të munguara6,431 mijë lekë
Detyrimet e papaguara total në progresiv nga viti 2011-2022 janë në shumën 62,619,964 lekë, ku vetëm për vitin 2022 janë evidentuar 6,431 mijë lekë, shumë e cila është e pakontabilizuar dhe përbën të ardhura të munguara për Bashkinë Delvinë.
Faqja 8 e raportitTë ardhura të munguara1,029,230 lekë
Sipas të dhënave zyrtare që ASHK i ka dërguar Bashkisë Delvinë, konstatohet se deri më 31.12.2022, janë posedues të lejes së legalizimit që nuk kanë paguar detyrimet për taksën e ndikimit në infrastrukturë për 30 persona, veprime dhe mosveprime jo në përputhje me kërkesat dhe përcaktimet e bëra në Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, neni 23 dhe pika 2 e nenit 27 të Ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" të ndryshuar, sipas listës që disponon Bashkia, me pasojë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Delvinë në vlerën 1,029,230 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Delvinë.
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Tropojë
Dëm ekonomik129,181,200 lekë
Si rezultat, në gjykimin e grupit të auditimit, vlera në total prej 129,181,200 lekë, që korespondon për cdo rrugë lidhur me zërat shtresë binderi dhe vijëzime me bojë, konsiderohet si dëm ekonomik i mundshëm në të ardhmen nëse Bashkia Tropojë nuk merr masat sa më shpejt për hedhjen e asfaltit/tapetit mbi binder.
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Kukës
Dëm ekonomik1,384,600 lekë
Bashkia Kukës në bashkëpunim me mbikëqyrësin e punimeve të marrë masa për zbritjen e punimeve të certifikuara më tepër dhe rakordimin e tyre, të vlerës 1,384,600 lekë pa TVSH që përbën dëm ekonomik, në situacionet pasardhës deri në atë përfundimtar, përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve OE "C." ShPK me të cilin është lidhur kontrata Nr.139Prot. datë 25.11.2022 për zbatimin e punimeve.
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi mbi veprimtarinë e Agjencinë Kombëtare të MjedisitAgjencia Kombëtare e Mjedisit
- Raport përfundimtar auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në vitin 2022 (Shoqëritë publike dhe investimet e huaja)
Efekt negativ financiar287,548,076 lekë
3 Për eliminimin e efektit negativ të përdorimit të fondeve publike 7 masa 287,548,076 lekë 7 masa 287,548,076 lekë -
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë
Dëm ekonomik25,605,000 lekë
Për pasojë, vlera 25,605,000 lekë për Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe buxhetin e shtetit, përbën dëm ekonomik dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria "R.A." sh.p.k .
Faqja 9 e raportitDëm ekonomik17,184,000 lekë
Vlera 17,184,000 lekë përbën dëm ekonomik për QSUNT-në dhe Buxhetin e Shteti dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria "A." sh.p.k.
Faqja 12 e raportitDëm ekonomik12,480,000 lekë
Vlera 12,480,000 lekë përbën dëm ekonomik për QSUNT dhe Buxhetin e Shteti dhe duhet të dëmshpërblehet nga Shoqëria "B.A." Shpk Shpk.
Faqja 11 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Kombëtare të BregdetitAgjencia Kombëtare e Bregdetit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës Shqiptare SHA
Dëm ekonomik11,990,389 lekë
Për sa më lart, shuma 11,990,389 lekë e cila përfaqëson diferencën midis ofertës së shpallur fituese padrejtësisht në vendin e parë në shumën 39,187,981 lekë të OE I....T O......E dhe ofertës së paraqitur nga OE I.....GJ.....K..... në shumën 27,197,592.50 lekë e s'kualifikuar si ofertë anomalisht e ulët, do të konsiderohet dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të Postës Shqiptare.
Faqja 13 e raportitEfekt negativ financiar1,988,728 lekë
Për rrjedhojë rezulton se janë përdorur pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet fondet në shumën prej 1,988,728 lekë pa TVSH.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë VlorëVlorë
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.