Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
86 raporte, viti 2026
- Raport përfundimtar auditimi Bashkia Tropojë28 gjetje28 rekomandimesipas faqes 4
Të ardhura të munguara13,030,000 lekë
- Sektori i Tatim Taksave Bashkia Tropojë, në bashkëpunim me Administratorët e Njësive Administrative, të marrin masa për evidentimin e të gjithë familjeve të pataksuara me taksa/tarifa vendore, përditësimin e regjistrit të familjeve, me qëllim reduktimin e të ardhurave të munguara, si rrjedhojë e mos taksimit të plotë të kategorisë "Familje", ku vetëm në përllogaritjen e tarifës së pastrimit dhe shërbimit për vitin 2024, rezultojnë 13,030,000 lekë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Tropojë.
Faqja 8 e raportitTë ardhura të munguara5,201,096 lekë
-Nga auditimi i dokumentacionit të Drejtorisë të Taksave vendore u konstatua se: ushtrimi i aktivitetit gjatë vitit 2024 të subjekteve me tregtim të lëndëve djegëse, pa u pajisur me autorizimet përkatëse, apo pa likuiduar të gjitha detyrimet sipas përcaktimeve ligjore, ka sjell të ardhura të munguara për Bashkinë Tropojë në vlerën prej 5,201,096 lekë;
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara81,600 lekë
Nga auditimi i dokumentacionit në lidhje me arkëtimet për këto 15 kontrata qiraje rezulton se, në fund të vitit 2024 janë debitorë 3 familje në vlerën 81,600 lekë, të cilat përbëjnë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Tropojë.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) për raportimin e kryer për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve në ShqipëriDrejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve
- Raport përfundimtar auditimi “Trajtimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i personave të dënuar”
- Raport përfundimtar auditimi “Albafilm” sh.a9 gjetje9 rekomandimesipas faqes 5
Efekt negativ financiar570,569 lekë
Nga auditimi i dokumentacionit të bankës u konstatua në vitin 2023 janë paguar gjoba për pagesë me vonesë dhe kamatëvonesa për pagesat e tatim fitimit të vitit 2019 dhe vitit 2020 në vlerën 570,569 lekë, e cila konsiderohet efekt negativ financiar i cili sjellë kosto shtesë në buxhetin e shoqërisë dhe janë shpenzime pa ekonomicitet.
Faqja 7 e raportitEfekt negativ financiar142,681 lekë
Nga auditimi i dokumentacionit të bankës u konstatua në muajin shtator 2025 janë paguar gjoba për pagese të vonuar për taksat dhe tarifat vendore ndaj Bashkisë Tiranë ne vlerën 142,681 lekë, e cila konsiderohet efekt negativ financiar duke sjellë kosto shtesë në buxhetin e shoqërisë dhe janë shpenzime pa ekonomicitet.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi “Mbrojtja dhe siguria e digave”
- Raport përfundimtar auditimi “Ofrimi i shërbimit të ushqimit në Spitalin Rajonal Korçë”Spitali Rajonal Korçë
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.