Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
1110 raporte
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës Shqiptare SHA
Dëm ekonomik11,990,389 lekë
Për sa më lart, shuma 11,990,389 lekë e cila përfaqëson diferencën midis ofertës së shpallur fituese padrejtësisht në vendin e parë në shumën 39,187,981 lekë të OE I....T O......E dhe ofertës së paraqitur nga OE I.....GJ.....K..... në shumën 27,197,592.50 lekë e s'kualifikuar si ofertë anomalisht e ulët, do të konsiderohet dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të Postës Shqiptare.
Faqja 13 e raportitEfekt negativ financiar1,988,728 lekë
Për rrjedhojë rezulton se janë përdorur pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet fondet në shumën prej 1,988,728 lekë pa TVSH.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë VlorëVlorë
- Raport përfundimtar auditimi në shtëpinë e të moshuarve Shkodër
- Raport përfundimtar auditimi në shtëpinë e të moshuarve Tiranë
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit RrugorDrejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë PustecPustec
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë LushnjëLushnjë
- Raport përfundimtar auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në vitin 2022 (Mjedisi)
- Raport përfundimtar auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në 6-mujorin e parë të vitit 2022 (Bashkitë)
Të ardhura të munguara972 mijë lekë
Sektori i Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkëpunim me Administratorët e Njësive Administrative, të marrë masa për evidentimin e të gjithë familjeve të pataksuara me taksa/tarifa vendore, përditësimin e regjistrit të familjeve me gjeneralitet përkatëse, me qëllim reduktimin e të ardhurave të munguara, si rrjedhojë e mostaksimit të plotë të kategorisë "Familje", ku vetëm në përllogaritjen e tarifës së pastrimit dhe shërbimit për vitin 2021, rezultojnë 972 mijë lekë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Skrapar.
Faqja 137 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Poliçan
Të ardhura të munguara1,012,000 lekë
Veprimi është jo në përputhje me kërkesat dhe përcaktimet e bëra në VKM nr.391, datë 21.06.2006, i ndryshuar "Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave", lidhja nr. 2, pikat 6/1, me pasojë të ardhura të munguara për buxhetin e bashkisë Poliçan, në vlerën (440.000 lekë x 2.3 hektarë) 1,012,000 lekë.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Pukë
Efekt negativ financiar411 mijë lekë
Nga auditimi i zbatimit të buxhetit lidhur me likuidimin e detyrimeve të prapambetura, rezulton se Bashkia Pukë për zbatimin e vendimeve gjyqësore me objekt dëmshpërblim page për largime nga puna të punonjësve, për vitin 2022 ka shpenzuar vlerën 411 mijë lekë, për 2 raste, të cilat përbëjnë shpenzime pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet, pasi praktikisht për një pozicion pune paguhen dy persona.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Malësi e Madhe
Të ardhura të munguara29,786,201 lekë
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe dhe Drejtoria e të Ardhurave, të marrë masat e nevojshme, për të analizuar situatën e krijuar me efekt mosarkëtimin e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore nga abonentët familjarë, si dhe vlerësimin e mundësisë për lidhjen e marrëveshjes me agjentin tatimor UK Sh.A Malësi e Madhe me qëllim që taksat dhe tarifat vendore për kategorinë "Familjar" të mblidhen nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm si dhe të marrë masa për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe ligjore për arkëtimin e vlerës prej 29,786,201 lekë, me qëllim eleminimin e të ardhurave të munguara për buxhetin e bashkisë.
Faqja 5 e raportitEfekt negativ financiar1,183,100 lekë
Konstatohet se nga auditimi i zbatimit të buxhetit lidhur me likuidimin e detyrimeve të prapambetura rezulton se Bashkia Malësi e Madhe për zbatimin e vendimeve gjyqësore me objekt dëmshpërblim page për largim nga puna, për vitin 2022 ka shpenzuar vlerën 1,183,100 lekë, të cilat përbëjnë shpenzime pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet, pasi praktikisht për një pozicion pune paguhen dy persona.
Faqja 5 e raportit
- Raport pëfundimtar i auditimit të ushtruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Efekt negativ financiar35,145,120 lekë
U konstatua dëm ekonomik në një rast në shumën 513,552 lekë si dhe përdorim pa efektivitet të fondeve në tre raste në shumën 35,145,120 lekë.
Faqja 5 e raportitEfekt negativ financiar3,426,419.8 lekë
Nga veprimet dhe mosveprimet e NJHDT dhe KVO është shpallur fitues BOE I" SHPK "K" SHPK, "S" SHPK, me vlerë të ofertës 18,037,348.8 lekë në kushtet kur nuk plotëson kriteret dhe është s'kualifikuar OE "2" SHPK, me ofertë 14,610,929 lekë ose 3,426,419.80 lekë më pak, në kushtet kur NJHDT i ka kërkuar në kundërshtim me LPP vërtetimin e kritereve dhe KVO ka vlerësuar pa njohur aktet ligjore dhe nënligjore të LPP, duke shkaktuar dëm me efekt negativ në shumën 3,426,419.8 lekë.
Faqja 14 e raportitDëm ekonomik513,552 lekë
U konstatua dëm ekonomik në një rast në shumën 513,552 lekë si dhe përdorim pa efektivitet të fondeve në tre raste në shumën 35,145,120 lekë.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Këshillin e Lartë GjyqësorKëshilli i Lartë Gjyqësor
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Kurbin
Të ardhura të munguara30,891 mijë lekë
Stoku i borxhit tatimor të akumuluar nga viti 2011 deri në 31.12.2022 paraqitet në shumën prej 294,901 mijë lekë në progresiv, ku vetëm për vitin 2022 shuma e debitorëve është 30,891 mijë lekë, vlera këto të konsiderueshme, që përbëjnë të ardhura të munguara për Bashkinë Kurbin.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara9,000,000 lekë
Bashkia Kurbin nuk ka menaxhuar dhe nuk ka lidhur asnjë kontratë qiraje për kullotat e livadhet për blegtorinë, e cila ka në juridiksionin e saj 11,350 ha kullota, për pasoje ka sjellë të ardhura të munguara në vlerën 9,000,000 lekë për vitin 2022.
Faqja 7 e raportit
- Raport i auditimit për zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2022, departamenti i auditimit të buxhetit të shtetit202 rekomandimesipas faqes 3
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë VorëVorë
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Pogradec
Efekt negativ financiar8,164,635 lekë
Konstatohet se nga auditimi i zbatimit të buxhetit lidhur me likuidimin e detyrimeve të prapambetura rezulton se Bashkia Pogradec për zbatimin e vendimeve gjyqësore me objekt dëmshpërblim page për largime nga puna të punonjësve, për vitin 2022 ka shpenzuar vlerën 8,164,635 lekë, të cilat përbëjnë shpenzime pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet, pasi praktikisht për një pozicion pune paguhen dy persona.
Faqja 5 e raportitDëm ekonomik1,904,378 lekë
Nga Bashkia Pogradec të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 1,904,378 lekë pa TVSh nga OE "V. K." ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 767/19 prot., datë 14.06.2021, me objekt: "Rehabilitim i lagjes Gani Homçani", vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 10 e raportitDëm ekonomik335,316 lekë
Nga Bashkia Pogradec të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 335,316 lekë pa TVSh nga BOE "M." ShPK & "B..." ShPK & "A. K." ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 1596/8 prot., datë 14.07.2020, me objekt: "Ndërtimi i Ujësjellësit Udenisht-Memelisht, Pogradec", vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 10 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Mirditë
Dëm ekonomik638,120 lekë
Nga Bashkia Mirditë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 638,120 lekë pa tvsh nga BOE "A..." SHPK & "J..." SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 4616 prot., datë 23.10.2018, me objekt "Rikonstruksion i plotë Pallati i Sportit "Arjana Arapi" Rrëshen", Bashkia Mirditë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 7 e raportitDëm ekonomik540,416 lekë
Nga Bashkia Mirditë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 540,416 lekë pa tvsh nga BOE "L." SHPK & "K." SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 5372/15 prot., datë 28.02.2022, me objekt "Rikonstruksion dhe riparimi i ambienteve të përbashkëta dhe në bashkëpronësi, të dëmtuara nga tërmeti, në qytetin Reps, Nj.A. Orosh", Bashkia Mirditë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë SelenicëSelenicë
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Klos
Të ardhura të munguara2,934,449 mijë lekë
-në procesin e zbatimit të buxhetit dhe menaxhimit të të ardhurave janë konstatuar të ardhura të munguara në shumën totale prej 2,934,449 mijë lekë.
Faqja 10 e raportitTë ardhura të munguara12,934,449 lekë
Vlera totale e debisë (borxhit tatimor) në Bashkinë Klos paraqitet për vitin 2022 gjendja e debitorëve për subjektet fizik/juridik dhe familjet është 12,934,449 lekë vlerë kjo që sjell të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Klos.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Fushë Arrëz
Të ardhura të munguara1,761,248 lekë
Kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Fushë Arrëz me palët e treta, u konstatua se nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Sektori i Taksave dhe Tarifave Vendore, si dhe Sektori Juridik, gjatë ushtrimit të funksioneve të veta, nuk janë respektuar plotësisht detyrimet ligjore të fushës (mostarifim të subjekteve për përdorimin e pronave të Bashkisë Fushë Arrëz, përllogaritje e gabuar e tarifave, mosaplikim i kamatëvonesave, mungesën e marrjes së masave për arkëtimin e qirave, etj), veprime dhe moveprime të cilat kanë krijuar të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Fushë Arrëz në 1,761,248 lekë.
Faqja 5 e raportitEfekt negativ financiar1,630,601 lekë
Vetëm për vitin 2022 janë krijuar detyrime nga largimet e pa drejta nga puna në vlerën 1,630,601 lekë, të cilat përbëjnë efekt financiar negativ për buxhetin e Bashkisë.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Devoll
Të ardhura të munguara34,559,770 lekë
Në total detyrimet për taksat dhe tarifat vendore në mënyrë progresive më datën 31.12.2022, janë në vlerën 34,559,770 lekë e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Devoll.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara1,200,000 lekë
duke mbetur për likujdim vlera 1,200,000 lekë, të cilat konsiderohen të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Devoll.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Mat
Dëm ekonomik41,630,011 lekë
Nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit sipas kontratës për punë publike me objekt "Ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes së qytetit të Burrelit, Bashkia MAT", me vlerë 1,242,743,699 lekë me TVSh, fituar nga BOE L.O. ShPK dhe F. ShPK, rezultuan punë të pakryera me pasojë dëm ekonomik në vlerën totale 41,630,011 lekë.
Faqja 12 e raportitTë ardhura të munguara3,034,329 lekë
Vlera debitore në datën 31.12.2021 është 2,726,502 lekë, nga të cilat krijuar në vitin 2022 në vlerën prej 307,827 lekë dhe vlera progresive deri në 31.12.2022 është 3,034,329 lekë, vlerë e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Mat.
Faqja 14 e raportitDëm ekonomik1,077,831 lekë
Nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit sipas kontratës për punë publike me objekt: "Rikonstruksioni i gjimnazit "28 Nëntori", Bashkia Mat", me vlerë 113,018,902 lekë me TVSh, fituar nga BOE E.S. ShPK & B.I. ShPK, rezultuan punë të pakryera me pasojë dëm ekonomik në vlerën totale 1,077,831 lekë.
Faqja 12 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Dibër
Efekt negativ financiar8,291 mijë lekë
Nga vendimmarrjet e gabuara të KVO, AK Bashkia Dibër, ka kryer shpenzime pa ekonomicitet në vlerën 8,291 mijë lekë, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020, datë 23.12.2023, "Për prokurimin publik", i ndryshuar, neni 2 "Qëllimi", neni 3 "Parimet të përgjithshme", nenin 87 "Kriteret për shpalljen e ofertës fituese" pika 3, ", Neni 92, "Shqyrtimi i ofertave".
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë BulqizëBulqizë
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë BelshBelsh
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (pjesa 2)Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare
Dëm ekonomik909,271 lekë
- Në tre kontrata janë konstatuar mangësi në lidhje me raportimin e punimeve, shoqëruar me dëm ekonomik me vlerë 909,271 lekë.
Faqja 3 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë RoskovecRoskovec
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë DivjakëDivjakë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë ElbasanElbasan
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Maliq
Dëm ekonomik143,686 lekë
për 1 (një) zë punimesh në shumën 143,686 lekë pa TVSH e cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore.
Faqja 7 e raportitDëm ekonomik106,202 lekë
për 1 (një) zë punimesh në shumën 106,202 lekë pa TVSH e cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Vau i Dejës
Të ardhura të munguara11,341,899 lekë
Nga vitet e mëparshme nuk është arkëtuar nga 4 subjekte për vlerën 2,000,000 lekë, në total 11,341,899 lekë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Vau Dejës.
Faqja 11 e raportitTë ardhura të munguara6,102,699 lekë
veprime dhe mosveprime të cilat kanë krijuar të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Vau Dejës në vlerën 6,102,699 lekë.
Faqja 12 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit tematik të ushtruar në Ministrinë e Kulturës dhe Cirkun Kombëtar
Dëm ekonomik7,903,272 lekë
Detyrimi i përcaktuar në urdhrin e vendosjes së masës së sekuestros konservative, që lidhet me vlerën e përdorimit të pronës për periudhën 28.05.2019-28.05.2021, në masën 7,903,272 (shtatëmilion e nëntëqind e tre mijë e dyqind e shtatëdhjetë e dy) lekë, konsiderohet si dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës KrujëAgjencia Shtetërore e Kadastrës
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit
Efekt negativ financiar15,416,666 lekë
Në procedurën e prokurimit me objekt "projekt-zbatimi i godinës së Shkollës së Magjistraturës" konstatohet shpenzim pa efektivitet, në vlerën 15,416,666 lekë.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në “Albcontrol” sh. a.
Efekt negativ financiar109,095,377 lekë
Në 22 raste nga 27 procedura prokurimi të audituara, rezultuan me disa mangësi dhe shkelje, si rezultat i veprimeve në kundërshtim me kriteret e vlerësimit (LPP, VKM nr. 914, datë 29.12.2014, udhëzime dhe urdhra të APP-së), në paligjshmëri, në përdorim pa efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve publike në vlerën 109,095,377 lekë, nga ku:
Faqja 11 e raportitEfekt negativ financiar96,687,709 lekë
Vlera 96,687,709 lekë paraqet në 4 raste përdorim pa ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve të shoqërisë duke vlerësuar dhe shpallur fituesin nga KVO në kushtet e mos plotësimit të kërkesave për kualifikim të DST.
Faqja 11 e raportitEfekt negativ financiar12,407,668 lekë
Vlera 12,407,668 lekë paraqet në 3 raste përdorim pa ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike duke instaluar dhe përdorur paisje jo në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve.
Faqja 11 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Të ardhura të munguara33,208,072.75 lekë
Nga MBZHR, të merren masa dhe të kërkohet në rrugë ligjore duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e vlerës 33,208,072.75 lekë të krijuara si pasojë e penaliteteve e moslikuidimit ne kohe të qerave vjetore, duke krijuar vlera financiare të cilat përfaqësojnë të ardhura të munguara ndaj buxhetit të shtetit, si vijon:
Faqja 12 e raportitTë ardhura të munguara28,304,528.3 lekë
Nga MBZHR, të merren masa dhe të kërkohet në rrugë ligjore duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe në të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e vlerës 28,304,528.3 lekë si pasojë e mos plotësimit të detyrimit kontraktor nga mos kryerja e investimeve në kohë, duke krijuar vlera financiare të cilat përfaqësojnë të ardhura të munguara ndaj buxhetit të shtetit, si vijon:
Faqja 10 e raportitEfekt negativ financiar633,930 lekë
Nga titullari MBZHR, të ngrihet një grup pune, për të evidentuar parregullsitë e konstatuara mbi urdhër shpenzime për vlerën prej 633,930 lekë, e cila është përdorur pa ekonomicitet, efektivitet dhe efiçensë.
Faqja 13 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Kamëz
Dëm ekonomik777,701 lekë
Ky zë pune nuk është realizuar në konformitet me zërin 2.383/1 por është realizua sipas zërit 2.388/1 "F.V Dyer të brendshme tamburatë të rimesuara" ku dyert nuk janë dru, por janë prodhuar me material tamburatë të rimesuara duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 777,701 lekë pa TVSH.
Faqja 6 e raportit
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.