e mërkurë, 4 nëntor 2026
Kursi zyrtarBanka e Shqipërisë
  • EUR91,00▲ 0,06
  • USD80,90▼ 0,40
  • GBP109,08▲ 0,04
  • CHF98,96▼ 0,40
  • TRY1,62▼ 0,01
  • CNY12,12▼ 0,07
Kontrolli i Lartë i Shtetit

Auditimet e KLSH

Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.

raporte përfundimtare, që nga 2016
1110raporte përfundimtare, që nga 2016
bashki dhe institucione me të paktën një raport
181bashki dhe institucione me të paktën një raport
auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi

1 raport që përmendin Belsh (hiqe), viti 2022

  1. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Belsh
    • Dëm ekonomik559,320 lekë
      Nga Bashkia Belsh, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 559,320 lekë pa TVSH nga BOE "F. C. ShPK" & "V. H." ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 291/11 prot, datë 30.01.2019 të kontratës me objekt "Rikualifikim Urban i Fasadave të Qendrës Belsh", vlerë kjo e cila përfaqëson dëm ekonomik në buxhetin e njësisë vendore, si rrjedhojë e situacionimit të punimeve të pakryera në volumet e situacionuara apo me të argumentuara me dokumentacion teknik, si foto, proces verbal, etj.
      Faqja 6 e raportit
    • Dëm ekonomik324,400 lekë
      Nga Bashkia Belsh, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 324,400 lekë pa TVSH nga Kontraktori BOE "C." SHPK & "B." SHPK & "E." SHPK , përfaqësuar nga OE "E." SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 1737/12 prot, datë 07.08.2019 të kontratës me objekt "Furnizimi me ujë të pishëm i Zonës së Dumresë, Bashkia Belsh, (Faza e Parë)", Bashkia Belsh, vlerë kjo e cila përfaqëson dëm ekonomik në buxhetin e njësisë vendore, si rrjedhojë e situacionimit të punimeve të pakryera në volumet e situacionuara.
      Faqja 6 e raportit
    • Dëm ekonomik234,221 lekë
      Nga Bashkia Belsh, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 234,221 lekë pa TVSH nga Kontraktori JV "E." SHPK & "I.", në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. -- prot, datë 07.08.2019 të kontratës me objekt "Rikonstruksion i shkollës së mesme Sami Frashëri", Bashkia Belsh, vlerë kjo e cila përfaqëson dëm ekonomik në buxhetin e njësisë vendore, si rrjedhojë e situacionimit të punimeve të pakryera jo në përputhje me specifikimet teknike.
      Faqja 6 e raportit
    Belsh

Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.