e enjte, 5 nëntor 2026
Kursi zyrtarBanka e Shqipërisë
  • EUR91,00▲ 0,06
  • USD80,90▼ 0,40
  • GBP109,08▲ 0,04
  • CHF98,96▼ 0,40
  • TRY1,62▼ 0,01
  • CNY12,12▼ 0,07
Kontrolli i Lartë i Shtetit

Auditimet e KLSH

Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.

raporte përfundimtare, që nga 2016
1110raporte përfundimtare, që nga 2016
bashki dhe institucione me të paktën një raport
181bashki dhe institucione me të paktën një raport
auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi

2 raporte që përmendin Mat (hiqe), viti 2022

  1. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Mat
    • Të ardhura të munguara76,416,391 lekë
      Të ardhurave të realizuara nga taksat dhe tarifat vendore, për periudhën 2019-2021, u konstatua se,në fund të vitit 2021 në Bashkinë Mat dhe NJAborxhi tatimor është në vlerën 76,416,391 lekë vlerë e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Mat.
      Faqja 4 e raportit
    • Dëm ekonomik21,133,920 lekë
      Kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Mat me palët e treta, nuk janë respektuar plotësisht detyrimet ligjore të fushës (përllogaritje e gabuar e tarifave, mosaplikim i kamatëvonesave, mungesën e marrjes së masave për arkëtimin e tarifave të qirave, etj), veprime dhe mosveprime të cilat kanë krijuar dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Mat në vlerën 21,133,920 lekë.
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara15,148,685 lekë
      Dokumentacionit mbi përllogaritjet për taksën e ndërtesës dhe tarifën e shërbimit për subjektet "Biznesi Vip", "Biznesi i Madh" dhe "Biznesi i Vogël", që ushtrojnë aktivitet në territorin administrativ të Bashkisë Mat, u konstatua se, për periudhën 2019-2021 janë përjashtuar/përllogaritur gabim taksa e ndërtesës dhe tarifa e shërbimit për subjektet e mësipërme, konkretisht: Për taksën e ndërtesës 10 subjekte "biznes i madh", 40 subjekte "biznes i vogël" dhe 6 subjekte me aktivitet HEC; Për tarifën e shërbimit 42 subjekte "biznes i madh" dhe 10 subjekte me aktivitet HEC, duke krijuar të ardhura të munguara në vlerën 15,148,685 lekë, me efekt negativ në buxhetin e Bashkisë Mat.
      Faqja 4 e raportit
    Mat
  2. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit tematik të ushtruar në Bashkinë MatMat

Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.