Byroja e Kuvendit
Byroja e Kuvendit është organi vendimmarrës për aspektin administrativ dhe financiar të Kuvendit dhe organeve të tij. Byroja garanton respektimin e parimeve të pavarësisë organizative, funksionale dhe financiare të Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues e ligjvënës dhe që bazohet në parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve. Byroja e Kuvendit përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarët, sekretarët e sekretariateve dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit. Përbërja e Byrosë së Kuvendit pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Një zëvendëskryetar duhet t’i përkasë partisë më të madhe të opozitës parlamentare. Byroja është organi që vendos për: a)...
- deputetë
- 10deputetë
- grupe parlamentare të përfaqësuara
- 2grupe parlamentare të përfaqësuara
10 deputetë. Kuvendi nuk publikon si të dhëna se kush e drejton.
Taulant BallaGrupi PSQarku Tiranë
Milva EkonomiGrupi PSQarku Durrës
Agron GjekmarkajGrupi PDQarku Lezhë
Flamur HoxhaGrupi PDQarku Kukës
Blendi KlosiGrupi PSQarku Dibër
Evis KushiGrupi PSQarku Elbasan
Belind KëlliçiGrupi PDQarku Tiranë
Ulsi ManjaGrupi PSQarku Lezhë
Niko PeleshiGrupi PSQarku Korçë
Fatmir XhafajGrupi PSQarku Tiranë
Burimi: Kuvendi i Shqipërisë, shërbimi publik i të dhënave që përdor faqja zyrtare parlament.al, përditësuar 4 nëntor në 19:59. Kuvendi nuk publikon si të dhëna rolet në komisione (kryetar, anëtar), prandaj nuk i shfaqim. Votimet vijnë nga fletët e skanuara që Kuvendi publikon pas çdo seance.