Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
97 raporte, viti 2024
- Raport përfundimtar auditimi financiar në Bashkinë Poliçan19 gjetje19 rekomandimesipas faqes 4
Të ardhura të munguara211,200 lekë
Në 1 rast, nga Drejtoria e Tatim-Taksave nuk është përllogaritur kamatë vonesa prej 2 ditësh, në lidhje me kontratën e lidhur në datë 30.08.2023 me qiradhënës Bashkia Poliçan dhe qiramarrës subjektin "X" shpk, duke shkaktuar të ardhura të munguara në shumën prej 211,200 lekë, në kundërshtim me nenin 5.2. të kontratës së qirasë "Pagesa e Qirasë".
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Avokaturën e Shtetit “Stoku dhe rakordimi i detyrimeve financiare nga vendimmarrja e Gjykatave Ndërkombëtare dhe e Arbitrazhit Ndërkombëtar si dhe masat e marra për shlyerjen e tyre”Avokatura e Shtetit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Universitar37 gjetje39 rekomandimesipas faqes 4Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Akademinë e Sigurisë
Efekt negativ financiar9,450 mijë lekë
Për kontratën me nr. 1752, datë 26.08.2022 me objekt "Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (katering) për Akademinë e Sigurisë" në vlerë totale 247,967,144 lekë, për 36 muaj, nga kryqëzimi i procesverbaleve të mbajtura nga komisioni pranimit të mallit për çdo ditë /vakt në "Libër procesverbal ushqimi" u konstatua parregullsi dhe mangësi në procedurat e menaxhimit dhe kontrollit të ushqimit të dorëzuar dhe të marrë në dorëzim nga Akademia e Sigurisë, ku për rastet e trajtuara për të cilat është bërë e mundur përllogaritja e tyre rezultojnë përdorim pa efektivitet të fondeve në shumën 9,450 mijë lekë.
Faqja 13 e raportitEfekt negativ financiar3,789 mijë lekë
Sa më sipër pranimi i mallrave në kundërshtim me specifikimet e përcaktuara në kontratë kanë cënuar cilësinë e mallrave, si dhe kanë shkaktuar përdorim pa efektivitet të fondeve në shumën 3,789 mijë lekë.
Faqja 13 e raportit
- Raport përfundimtar “Mbi auditimin e përputhshmërisë për Marrëveshjet Hidrokarbure të lidhura në Republikën e Shqipërisë”
- Raport përfundimtar auditimi tematik në Ministrinë e Drejtësisë “Mbi zbatimin e kontratës për përmirësimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale”Ministria e Drejtësisë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për programin “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Ministrinë e Mbrojtjes
Dëm ekonomik18,396,391 lekë
f) Nga auditimi i programit Trilateral "Interreg IPA CBC "Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014/2020" të projektit "TO BE READY" u konstatua dëm ekonomik në vlerën 18,396,391 lekë.
Faqja 13 e raportitDëm ekonomik15,887,636 lekë
d) Nga auditimi i Kontratës së shërbimit me nr. 200/11 prot., datë 22.07.2022 me objekt: "Hartim Projekt-preventivi ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme për UAV në Bazën Ajrore Kuçovë" dhe 'Hartim Projektide paraprake për kampusin e ri të fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të AFA" nuk janë përmbushur parashikimet ligjore të VKM-së nr. 354, datë 11.05.2016 "Miratimi i manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim" duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 15,887,636 lekë.
Faqja 13 e raportitDëm ekonomik10,189,231 lekë
Kontrata e shërbimit nr. 423/12 prot. Datë 08.06.2023 midis OE "A.E.E.", dhe Titullarit të IGJIU, u nënshkrua me çmimin e ofertuar nga kontraktuesi dhe i miratuar nga AK, në vlerën 15,884,200 lekë pa TVSH, pra me diferencë (15,884,200 - 7,393,174) = 8,491,026 lekë pa TVSH ose 10,189,231 lekë me TVSH, e cila përbën Dëm Ekonomik për Buxhetin e Shtetit, e përfituar padrejtësisht nga projektuesi "A.E.E." shpk.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Bashkinë Shkodër
Efekt negativ financiar924,000 lekë
Gjatë vitit 2022, janë kryer likuidime për një vendim gjyqësor për largim të padrejtë nga puna, në vlerën 924,000 lekë si shpenzim për ekzekutim të vendimit gjyqësor dhe 110,880 lekë si tarifë përmbarimore fikse rrjedhojë e vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna, e cila përbën shpenzim pa ekonomicitet, pasi praktikisht për një pozicion pune paguhen dy persona.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Agjencinë e Prokurimit PublikAgjencia e Prokurimit Publik
- Raport përfundimtar auditimi në Degën e Doganës Kakavijë
Të ardhura të munguara85,374 mijë lekë
veprime jo në përputhje me kërkesat e legjislacionit doganor duke rezultuar me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në shumën 85,374 mijë lekë, nga të cilat për vitin 2021 janë 55,966 mijë lekë ( 55,881 mijë lekë detyrim dhe 85 mijë lekë penalitet) dhe për vitin 2022 janë 29,408 mijë lekë ( 27,905 mijë lekë detyrim dhe 1,503 mijë lekë penalitet).
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara93 mijë lekë
Janë konstatuar mangësi në vendimmarrjen lidhur me problematikat e konstatuara të vendimeve administrative për subjektet që operojnë pranë kësaj dogane, duke rezultuar në të ardhura të munguara prej 93 mijë lekë për 4 raste, që i përkasin vitit 2021.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të FSDKSH dhe Drejtorinë e Përgjithshme të QSUNT, Shërbimi i HematologjiseFondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë HimarëHimarë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Berat27 gjetje34 rekomandimesipas faqes 5
Të ardhura të munguara300,159,120 lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 300,159,120 lekë nga mosarkëtimi i taksave dhe tarifave vendore nga debitorë e biznesit, institucioneve dhe familjare.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara70,954,642 lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 70,954,642 lekë nga mosarkëtimi i taksës së tokës nga fermerët debitorë.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara5,883,010 lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 5,883,010 lekë nga mosarkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 180 persona debitorë.
Faqja 6 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Krujë
Efekt negativ financiar5,883,722 lekë
Në 6 raste rezulton një rritje e fondit limit në vlerën totale prej 5,883,722 lekë, si pasojë e mos llogaritjes së çmimit të saktë sipas manualit për zërat e preventivit për punime, si dhe përfshirjen e zërave jo të duhur në shërbimet e pastrimit, me pasojë efekt financiar negativ në vlerën 5,883,722 lekë.
Faqja 3 e raportitEfekt negativ financiar5,856,813 lekë
Nga auditimi i dokumentacionit të mbajtur për mbikëqyrjen e shërbimit të pastrimit për të dy kontratat si në Krujë ashtu edhe në Fushë Krujë, u konstatua se ka mangësi në dokumentimin e disa prej detyrimeve kontraktore me pasojë efekt financiar negativ në vlerën totale prej 5,856,813 lekë dhe konkretisht:
Faqja 3 e raportitDëm ekonomik928,185 lekë
Nga auditimi me zgjedhje i zbatimit të kontratave të punimeve për vitin 2023, u verifikuan në terren punimet e kryera për 4 kontrata sipërmarrjesh me objekt "Sistemim-asfaltim" nga ku rezultoi se në 3 raste janë situacionuar volume pune të pa kryera në vlerën totale prej 928,185 lekë, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e Bashkisë.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë KamëzKamëz
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Durrës
Efekt negativ financiar32,989,483 lekë
Ky investim, me implementimin e projektit për të cilën ka filluar procedura e prokurimit në AKSHI, nuk do të funksionojë më, duke shkaktuar përdorim pa efektivitet të fondeve të Bashkisë Durrës në vlerën 32,989,483 lekë.
Faqja 5 e raportitTë ardhura të munguara18,922,298 lekë
Në 2 raste, nga Sektori i Administrimit të Pyjeve, nuk është Monitoruar zbatimi i kushteve të kontrates së qirasë në lidhje me mos pagesën e qirasë në kohën dhe në mënyrën e caktuar në kontratë, duke shkaktuar të ardhura të munguara në shumen totale prej 18,922,298 lekë, në kundërshtim me nenet e përcaktuar në kontratë dhe në kundërshtim me nenin 830 të Kodit Civil.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Këlcyrë29 gjetje29 rekomandimesipas faqes 5Këlcyrë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Korçë48 gjetje55 rekomandimesipas faqes 5
Të ardhura të munguara437,524 mijë lekë
Në fund të vitit 2022 gjendja e debitorëve progresivë për bizneset dhe familjarët është 437,524 mijë lekë, vlerë kjo që përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Korçë.
Faqja 7 e raportitTë ardhura të munguara57,917,505 lekë
Nga auditimi u konstatua se janë gjithsej 11 subjekte debitore në vlerën 57,917,505 lekë në marrëdhëniet kontraktore me Bashkinë Korçë, për marrjen me qira të objekteve/sipërfaqeve të ndryshme, vlerë e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Korçë.
Faqja 6 e raportitTë ardhura të munguara25,349,881 lekë
Në total, vlera e detyrimeve nga mospagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga legalizimet rezultoi 25,349,881 lekë për 523 objekte të legalizuara, vlerë që përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Korçë.
Faqja 7 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Skrapar23 gjetje31 rekomandimesipas faqes 4
Dëm ekonomik688,600 lekë
Në fushën e zbatimit të kontratave të punimeve u konstatua dëm ekonomik në vlerën 688,600 lekë me TVSh dhe në fushën e të ardhurave të munguara, u konstatua si vijon:
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë FierFier
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë LezhëLezhë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Librazhd17 gjetje28 rekomandimesipas faqes 4
Të ardhura të munguara83,713 mijë lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 83,713 mijë lekë nga detyrimet tatimore, detyrime të cilat janë detyrime nga biznesi i madh, i vogël etj.,
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara9,049 mijë lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 9,049 mijë lekë nga mosarkëtimi i taksave dhe tarifave vendore nga debitorë e biznesit, institucioneve dhe familjare.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara3,855,000 lekë
Të ardhura të munguara nga mosarkëtimi nga 7 kundravajtës i vlerës prej 3,855,000 lekë të gjobave të vëna nga IMT.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Prokurorinë e PërgjithshmeProkuroria e Përgjithshme
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Këshillin e Lartë të ProkurorisëKëshilli i Lartë i Prokurorisë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Kuçovë20 gjetje21 rekomandimesipas faqes 5
Të ardhura të munguara23,447,723 lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 23,447,723 lekë nga mos arkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë nga lejet e legalizimit.
Faqja 5 e raportitTë ardhura të munguara13,586,066 lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 13,586,066 lekë nga mos arkëtimi i detyrimeve nga dhënia me qira e tokave bujqësorë të pandara nga 93 fermerë në vlerën 13,586,066 lekë.
Faqja 5 e raportitTë ardhura të munguara800,000 lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 800,000 lekë nga mos arkëtimi i tarifës së autorizimit për ushtrim aktiviteti tregtimi hidrokarbure dhe derivatet e tyre nga 4 subjekte të pa licencuara.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Patos38 gjetje32 rekomandimesipas faqes 5
Të ardhura të munguara160,265 mijë lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 160,265 mijë lekë nga mos arkëtimi i taksave dhe tarifave vendore nga debitorë e biznesit, institucioneve dhe familjare.
Faqja 5 e raportitTë ardhura të munguara39,904 mijë lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 39,904 mijë lekë nga mos arkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 1,158 persona debitorë.
Faqja 5 e raportitDëm ekonomik11,772 mijë lekë
Në 5 raste janë konstatuar punime të pakryera me një dëm ekonomik në vlerën 11,772 mijë lekë projektet e investimit me objekt:
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Efekt negativ financiarmbi 26 milione lekë
Parregullsitë janë te shoqëruara me efekte financiare per buxhetin e shtetit, ku janë kërkuar 3,165,092 leke dëmshpërblim dhe mbi 26 milione lekë shpenzime pa efektivitet dhe pa eficense,
Faqja 10 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier, Vlorë, Gjirokastër32 gjetje32 rekomandimesipas faqes 2
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në zyrën e Inspektorit të Lartë të DrejtësisëZyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Mallakastër51 gjetje57 rekomandimesipas faqes 5
Të ardhura të munguara1,178,769,154 lekë
Në total detyrimet për taksat dhe tarifat vendore në mënyrë progresive më datën 31.12.2023, janë në vlerën 1,178,769,154 lekë e cila përbën të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Mallakastër e përbëra nga:
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor28 gjetje58 rekomandimesipas faqes 4Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë16 gjetje22 rekomandimesipas faqes 5
Efekt negativ financiar14,801,939 lekë
Grupi i auditimit ka konstatuar 16 gjetje dhe ka dhënë 22 rekomandime, nga ku masa organizative me 13 gjetje dhe 19 rekomandime, 2 gjetje-rekomandime shpërblim dëmi në fushën e zbatimit të kontratave të punimeve në vlerën 1,481,320 lekë, 1 (një) gjetje-rekomandim si efekt negativ në vlerën 14,801,939 lekë në fushën e detyrimeve të paarkëtuara.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Komisionerin për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale25 gjetje31 rekomandimesipas faqes 4
Efekt negativ financiar4,366 mijë leke
Nga Zyra e Komisioneri të analizohet vlera prej 4,366 mijë leke si shpenzim pa ekonomicitet, të nxirren përgjegjësitë dhe të marrë masa në të ardhmen që fondet të shpenzohen sipas parimeve të ekonomicitetit, efektivitetit dhe eficensës.
Faqja 12 e raportitEfekt negativ financiar2,998,324 lekë
Nga Zyra e Komisionerit të analizohet vlera prej 2,998,324 lekë si shpenzim pa ekonomicitet, të nxirren përgjegjësitë dhe të marrë masa në të ardhmen që fondet të shpenzohen sipas parimeve të ekonomicitetit, efektivitetit dhe eficensës.
Faqja 12 e raportitEfekt negativ financiar2,998 mijë lekë
Nga auditimi i zbatimit të kontratës nga shoqëria "A." Shpk, me objekt: Blerje automjete në vlerën 2,998 mijë lekë pa TVSH, në vitin 2021, u konstatua se në kriteret/specifikimet teknike dhe në kontratën e furnizimit Nr. 218/11 prot., më datë 15.05.2023, për të verifikuar kilometrazhin e automjeteve me jo më shumë se 60.000 km nuk është përcaktuar se çfarë dokumentacioni do të paraqes operatori ekonomik ofertues si: test teknik nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor, libër shërbimi etj gjë që ka sjellë përdorimin e fondit pa ekonomicitet.
Faqja 9 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi “Mbi përputhshmërinë e zbatimit të kontratës koncesionare për markimin e karburanteve”
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Ministrinë e Brendshme28 gjetje39 rekomandimesipas faqes 4
Efekt negativ financiar84,238 mijë lekë
Menaxhim pa efektivitet dhe eficiencë i fondeve të buxhetit të shtetit përsa i përket dëmshpërblimit të gjyqe fituesve të larguar nga puna në vlerën 84,238 mijë lekë e përbërë nga:
Faqja 4 e raportitEfekt negativ financiar68,626,842.82 lekë
Mosrespektimi i afatit ligjor lidhur me pagesat e faturave të konsumit të energjisë elektrike, ka sjellë që Ministria e Brendshme të penalizohet me kamatëvonesa në vlerën 68,626,842.82 lekë, menaxhim pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet i fondeve publike.
Faqja 5 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Gjykatën KushtetueseGjykata Kushtetuese
- Raport përfundimtar auditimi tematik i ushtruar në Universitetin Politeknik të TiranësUniversiteti Politeknik i Tiranës
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Rrogozhinë
Dëm ekonomik157,878 lekë
Nga auditimi i zbatimit të punimeve për 2 kontrata është konstatuar dëm ekonomik në vlerën totale 157,878 lekë si pasojë e diferencave në realizimin e punimeve.
Faqja 5 e raportitDëm ekonomik77,578 lekë
Të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 77,578 lekë pa TVSh nga OE "H" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 2862 prot, datë 07.08.2019, me objekt "Rikonstruksioni i magjistralit kryesor dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, Loti III", Bashkia Rrogozhinë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 8 e raportit
- Raport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Prrenjas35 gjetje38 rekomandimesipas faqes 4
Të ardhura të munguara87,518 mijë lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 87,518 mijë lekë nga detyrimet tatimore, detyrime të cilat janë detyrime nga biznesi i madh, i vogël etj.,
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara4,000 mijë lekë
Të ardhura të munguara nga mosarkëtimi nga 7 kundravajtës i vlerës prej 4,000 mijë lekë të gjobave të vëna nga IMTV.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara2,830 mijë lekë
Të ardhura të munguara në vlerën 2,830 mijë lekë nga mosarkëtimi nga kontratat e qirasë të lidhura ndërmjet Bashkisë dhe subjekteve për veprimtari ekonomike si Hec, gurore etj.
Faqja 4 e raportit
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.