e enjte, 5 nëntor 2026
Kursi zyrtarBanka e Shqipërisë
  • EUR91,00▲ 0,06
  • USD80,90▼ 0,40
  • GBP109,08▲ 0,04
  • CHF98,96▼ 0,40
  • TRY1,62▼ 0,01
  • CNY12,12▼ 0,07
Kontrolli i Lartë i Shtetit

Auditimet e KLSH

Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.

raporte përfundimtare, që nga 2016
1110raporte përfundimtare, që nga 2016
bashki dhe institucione me të paktën një raport
181bashki dhe institucione me të paktën një raport
auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi

862 raporte

  1. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë MallakastërMallakastër
  2. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Fier
    • Efekt negativ financiar1,128,722,634 lekë
      Kryetari i Bashkisë Fier, të analizojë dhe nxjerrë përgjegjësitë për kualifikimin e ofertave ekonomike të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkesave kualifikuese të DST, me pasojë përdorimi të fondit publik me efekt financiar negativ në të ardhurat e buxhetit të Bashkisë Fier për vlerën 1,128,722,634 lekë pa TVSH.
      Faqja 4 e raportit
    • Dëm ekonomik5,974,920 lekë
      Nga ana e Bashkisë Fier të ndiqen të gjitha masa për arkëtimin e vlerës prej 5,974,920 lekë nga kontraktori "Z" ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 730/15 prot. datë 29.03.2021, me objekt "Furnizim Vendosje Panele Fotovoltaike me shtylla për ndriçim publik", Bashkia Fier, për vlerën e sigurimit të kontratës, që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e mos realizimit të kontratës.
      Faqja 4 e raportit
    • Dëm ekonomik4,202,600 lekë
      Nga Bashkia Fier të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 4,202,600 lekë pa TVSh nga BOE, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 10912/9 prot datë 20.03.2019, me objekt "Furnizim vendosje panele fotovoltaik me shtylla për ndriçim publik", vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 5 e raportit
    Fier
  3. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë KonispolKonispol
  4. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) SHA
    • Efekt negativ financiar59,749,333 lekë
      Si rrjedhojë e këtyre veprimeve OST sh.a i është shkaktuar një efekt negativ financiar në shumën 59,749,333 lekë
      Faqja 8 e raportit
    • Efekt negativ financiar36,268,712 lekë
      Për sa më sipër, konstatohet një numër i madh procedurash gjyqësore, vendimet e të cilave janë ekzekutuar në periudhën objekt auditimi, por gjithashtu janë edhe procese të ngritura gjatë viteve 2013-2016, të cilat janë ekzekutuar në periudhën 2018-2020, ku vlera e ekzekutuar për periudhën objekt auditimi me vendime e formës së prerë për proceset gjyqësore për të cilat është ekzekutuar dëmshpërblimi kanë vlerë totale 36,268,712 lekë, vlerë e cila është efekt financiar negativ për shoqërinë.
      Faqja 8 e raportit
    • Dëm ekonomik3,828 mijë lekë
      -Nga auditimi i zbatimit të 5 kontratave për punë publike, është evidentuar dëm ekonomik në vlerën 3,828 mijë lekë, për mos realizim të punimeve të ndërtimi në volumet e situacionuara.
      Faqja 10 e raportit
  5. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në “Albpetrol” SHA Patos
    • Efekt negativ financiar8,397,275,500 lekë
      Për periudhën objekt auditimi, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure janë krijuar detyrime të kontraktorëve ndaj "Albpetrol Sh.A", konkretisht për pjesën e PPE dhe ASP, detyrime financiare të papaguara për shërbimet e ofruara nga "Albpetrol" ShA, korigjimi i koeficientit R nga mos zbritja e shpenzimeve të përfshira në kostot hidrokarbure nga kontraktorët e marrëveshjeve hidrokarbure, të cilat kanë sjellë efekte financiare negative në vlerën 8,397,275,500 lekë.
      Faqja 12 e raportit
    • Efekt negativ financiar1,909,362,631 lekë
      Nga mos pagesat në kohë për detyrime për energjinë elektrike, "Albpetrol" ShA ka akumuluar detyrime për kamatëvonesa në vlerën 1,909,362,631 lekë, vlerë e cila edhe pse nuk është likuiduar ende, është një detyrim real i cili do të ketë një efekt negativ financiar në buxhetin e shoqërisë në vijim.
      Faqja 12 e raportit
  6. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Mat
    • Të ardhura të munguara76,416,391 lekë
      Të ardhurave të realizuara nga taksat dhe tarifat vendore, për periudhën 2019-2021, u konstatua se,në fund të vitit 2021 në Bashkinë Mat dhe NJAborxhi tatimor është në vlerën 76,416,391 lekë vlerë e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Mat.
      Faqja 4 e raportit
    • Dëm ekonomik21,133,920 lekë
      Kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Mat me palët e treta, nuk janë respektuar plotësisht detyrimet ligjore të fushës (përllogaritje e gabuar e tarifave, mosaplikim i kamatëvonesave, mungesën e marrjes së masave për arkëtimin e tarifave të qirave, etj), veprime dhe mosveprime të cilat kanë krijuar dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Mat në vlerën 21,133,920 lekë.
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara15,148,685 lekë
      Dokumentacionit mbi përllogaritjet për taksën e ndërtesës dhe tarifën e shërbimit për subjektet "Biznesi Vip", "Biznesi i Madh" dhe "Biznesi i Vogël", që ushtrojnë aktivitet në territorin administrativ të Bashkisë Mat, u konstatua se, për periudhën 2019-2021 janë përjashtuar/përllogaritur gabim taksa e ndërtesës dhe tarifa e shërbimit për subjektet e mësipërme, konkretisht: Për taksën e ndërtesës 10 subjekte "biznes i madh", 40 subjekte "biznes i vogël" dhe 6 subjekte me aktivitet HEC; Për tarifën e shërbimit 42 subjekte "biznes i madh" dhe 10 subjekte me aktivitet HEC, duke krijuar të ardhura të munguara në vlerën 15,148,685 lekë, me efekt negativ në buxhetin e Bashkisë Mat.
      Faqja 4 e raportit
    Mat
  7. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë MaliqMaliq
  8. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Kolonjë
    • Dëm ekonomik19,457,332 lekë
      Vlera e përllogaritjes e qerasë për t'u paguar nga shfrytëzimi i fondit pyjor dhe kullosor për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e hidroenergjetikes në Bashkinë Kolonjë në shumën prej 19,457,332 lekë, konsiderohet dëm ekonomik për Buxhetin e Bashkisë Kolonjë.
      Faqja 14 e raportit
    • Dëm ekonomik732,989 lekë
      Nga Bashkia Kolonjë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 732,989 lekë pa tvsh nga BOE A.SHPK&E.SHPKnë cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 2626 Prot, datë 07.08.2019, me objekt "Rikonstruksion i shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", Ersekë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 14 e raportit
    • Dëm ekonomik523,391 lekë
      Miratimi i lejes së ndërtimit është bërë në datën 10.10.2018 me nr. Vendimi 23 nga ish kryetari i Bashkisë z. I.S, duke keq llogaritur |TNI-në si dhe mos aplikimi i masave administrative ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 523,391 lekë si më poshtë:
      Faqja 14 e raportit
    Kolonjë
  9. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Devoll
    • Dëm ekonomik389,200 lekë
      Drejtoria e Financë/Buxhet në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike Bashkia Devoll të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 389,200 lekë pa TVSh nga bashkimi i OE "N" SHPK & "A" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 1463 prot datë 16.06.2020, me objekt "Zgjerimi i rrugës vendore, aks Superstrada e Devollit - Ismail Qemali, Demir Progri -Aks rruga Ethem Osman Xhaci dhe rehabilitimi i rrugëve vendore, Lagjja nr.2 dhe "Lagjja nr. 3", Bashkia Devoll, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 15 e raportit
    • Dëm ekonomik330,000 lekë
      Drejtoria e Financë/Buxhet në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike Bashkia Devoll të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 330,000 lekë pa TVSh nga OE "N" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 3028 prot datë 28.12.2018, me objekt "Rehabilitimi i rrugëve në Bashkinë Devoll, Loti I, Rehabilitimi i rrugëve të qytetit Bilisht", Bashkia Devoll, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 16 e raportit
    • Dëm ekonomik224,000 lekë
      Drejtoria e Financë/Buxhet në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike Bashkia Devoll të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 224,000 lekë pa TVSh nga OE "A" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 3028 prot datë 28.12.2018, me objekt "Rehabilitimi i rrugëve në Bashkinë Devoll, Loti II, Rehabilitimi i Rrugëve në NjA Miras", Bashkia Devoll, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 16 e raportit
    Devoll
  10. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Vlorë
    • Efekt negativ financiar10,198,440 lekë
      Është arkëtuar më pak për periudhën 1 Janar 2018 - 30 Qershor 2021, shuma 10,198,440 lekë, përbën të ardhur të munguar me efekt negativ në buxhetin e Bashkisë Vlorë dhe MZHTETTS, sipas përqindjeve, referuar procesverbalit të mbajtur nga administrata e Bashkisë Vlorë mbi saktësimin e sipërfaqes në shfrytëzim që subjekti ka si dhe tarifave të ndryshuara me VKM nr. 992, datë 09.12.2015 "Për disa ndryshime në VKM nr.54 datë 5.2.2014".
      Faqja 12 e raportit
    Vlorë
  11. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë MirditëMirditë
  12. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës
    • Të ardhura të munguara369,820 lekë
      Veprime në shkelje të legjislacionit të sipër përmendur pasi 3 fishi i ndërtimit është (44 x 3) 132 m2 dhe pjesa tjetër nqs tereni e nuk lejon ndarjen duhet të paguhet në përputhje me neni 17 të ligjit nr. 9482/2006 me ndryshime, nga ku është krijuar të ardhura të munguara prej 369,820 lekë+bono { 859,320 lekë detyrimi - 489,500 lekë të llogaritura e paguar} pasi detyrimi duhet të ishte 859,320 lekë{( 132 m2 x 2000 lekë )+(112.75 x 5,280)} .
      Faqja 5 e raportit
    Agjencia Shtetërore e Kadastrës
  13. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar “Auditim përputhshmërie dhe vlerësues në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimin Social Shtetëror, Bashkinë Vlorë, Bashkinë Korçë me fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e fëmijëve 2020-2022”KorçëMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeShërbimi Social ShtetërorVlorë
  14. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës KavajëAgjencia Shtetërore e Kadastrës
  15. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ujësjellës-Kanalizime SHA, Elbasan
    • Dëm ekonomik40,771,612 lekë
      Në rast se nga proçesi i verifikimit rezulton se pajisjet e furnizuara nga Shoqëria "A.S" Sh.p.k, nuk garantojnë zbatimin e kontratës në cilësi dhe brenda standardeve të kërkuara dhe të konfirmohet që këto pajisje janë të njëjta me ato të prokuruara, konsiderohet dëm ekonomik dhe të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha proçedurat e nevojshme administrative, si dhe të gjitha shkallët e gjykimit arkëtimi i vlerës 40,771,612 lekë nga Shoqëria "A.S. group" Sh.p.k.
      Faqja 3 e raportit
  16. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në shoqërinë Albgaz SHA
    • Efekt negativ financiar5,286,854 lekë
      Nga organet drejtuese të shoqërisë të analizohet vlera 5,286,854 lekë, vlerë e cila ka të bëjë me trajtim me dietë ushqimore dhe dietë antidodë të administratës në zbatim të Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 5 datë 12.11.2019, dhe të merren masa për tu mos u përsëritur në të ardhmen, pasi kjo vlerë për Shoqërinë "Albgaz" dhe Buxhetin e Shtetit, përbën efekt negativ në menaxhimin me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike.
      Faqja 8 e raportit
  17. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Administratën e Zonave të Mbrojtura, Lezhë
  18. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
    • Dëm ekonomik4,669,650 lekë
      Vlera 4,669,650 lekë përbën dëm ekonomik për AKMC dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria V.H." shpk.
      Faqja 12 e raportit
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
  19. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Roskovec
    • Të ardhura të munguara139,185,936 lekë
      Në fund të vitit 2021 gjendja e debitorëve progresiv për subjektet fizik/juridik është 13,281,752 lekë, për taksën e tokës dhe 78,741,256 lekë dhe për taksat dhe tarifat familjare 47,162,928 lekë, vlerë kjo që sjell të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Roskovec në total 139,185,936 lekë;
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara23,545,422 lekë
      Për taksën e ndikimit në infrastrukturë për periudhën 2020-2021 janë debitorë 134 qytetarë me vlerë totale 4,004,951 lekë ndërsa nga vitet e mëparshme vlera e detyrimit është 19,540,471 lekë,që përbën në total 23,545,422 lekë, të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Roskovec;
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara1,115,000 lekë
      Për periudhën 01.04.2020-31.12.2021 të ardhurat e munguara nga mos arkëtimi i gjobave të vendosura nga IMTV janë në vlerën totale 1,115,000 lekë;
      Faqja 4 e raportit
    Roskovec
  20. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtimi i BY-PASS-eve Fier & Vlorë”Autoriteti Rrugor Shqiptar
  21. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”Autoriteti Rrugor Shqiptar
  22. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agrokredit SHA
    • Efekt negativ financiar7,382,788 lekë
      Nuk ka analizuar largimet e padrejta nga puna ku sipas të dhënave mbi shpenzimet gjyqësore në këtë periudhë rezultojnë në shumën totale 7,382,788 lekë, të cilat përbëjnë efekt financiar negativ për buxhetin e Shoqërisë.
      Faqja 5 e raportit
    • Efekt negativ financiar740,885 lekë
      Nga auditimi i zbatimit të procedurave të zhvillimit të prokurimeve si dhe të zbatimit të kontratave për punë publike, u konstatua dëm ekonomik për buxhetin e Shoqërisë në vlerën 367,152 lekë pa TVSH dhe përdorim i fondeve pa efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet në vlerën 740,885 lekë pa TVSH.
      Faqja 10 e raportit
    • Dëm ekonomik367,152 lekë
      Nga auditimi i zbatimit të procedurave të zhvillimit të prokurimeve si dhe të zbatimit të kontratave për punë publike, u konstatua dëm ekonomik për buxhetin e Shoqërisë në vlerën 367,152 lekë pa TVSH dhe përdorim i fondeve pa efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet në vlerën 740,885 lekë pa TVSH.
      Faqja 10 e raportit
  23. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Lezhë
    • Të ardhura të munguara174,525 mijë lekë
      Në mos menaxhimin e mirë të të ardhurave nga taksat e tarifat vendore, si në planifikim dhe arkëtim, duke evidentuar të ardhura të munguara për shumën 174,525 mijë lekë, dhe borxhi tatimor në fund të vitit 2021 në shumën 241,254 mijë lekë.
      Faqja 11 e raportit
    • Dëm ekonomik2,453,725 lekë
      Në zbatimin e kontratave të punëve publike, janë konstatuar parregullsi në afatin e zbatimit të kontratave dhe zbatimit të punimeve, duke evidentuar një dëmi ekonomik në vlerën 2,453,725 lekë.
      Faqja 11 e raportit
    • Dëm ekonomik781,955 lekë
      Në mos llogaritjen e saktë të taksës së ndikimit në infrastrukturë për subjektet të pajisur me leje ndërtimi për vlerën 781,955 lekë me efekt dëm ekonomik.
      Faqja 11 e raportit
    Lezhë
  24. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë
    • Efekt negativ financiar11,360,597 lekë
      Vlera e pajisjeve që janë përfituar nga projekti është 11,360,597 lekë dhe mos vendosja e tyre në punë për qëllimin që janë përfituar përbën efekt financiar negativ.
      Faqja 6 e raportit
    Spitali Universitar Obstetrik - Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë"
  25. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Krujë
    • Të ardhura të munguara25,402,600 lekë
      Në përfundim për periudhën 2020-2021të ardhurat e munguara nga mos arkëtimi i gjobave të vendosura nga IMTV janë në vlerën totale 25,402,600 lekë.
      Faqja 6 e raportit
    • Të ardhura të munguara7,166,460 lekë
      Në territorin eBashkisë Krujë për periudhën nën auditim ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit me pakicë të lëndëve djegëse 31 subjekte që rezultojnë të pa pajisur me autorizim/licencë për ushtrimin e aktivitetit duke sjellë një efekt financiar me vlerë totale 7,166,460 lekë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Krujë.
      Faqja 6 e raportit
    Krujë
  26. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Shkodër
    • Të ardhura të munguara1,601,133 mijë lekë
      Të ardhurave të realizuara nga taksat dhe tarifat vendore, për vitin 2021, u konstatua se,në fund të vitit 2021 në Bashkinë Shkodër dhe NJA borxhi tatimor është në vlerën 1,601,133 mijë lekë (426,803 mijë lekë krijuar brenda vitit 2021) vlerë e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Shkodër.
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara256,014,573 lekë
      Procedurave të ndjekurapër arkëtimin e gjobave të vendosura nga IMTV dhe Policia Bashkiake, u konstatua se deri më datë 31.12.2021 në mënyrë progresive janë krijuar të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Shkodër në vlerën 256,014,573 lekë, nga të cilat:
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara13,871,692 lekë
      Gjithashtu nga këto stacione shitje të karburantit u konstatua se për 20 prej tyre nuk është kryer pagesa e tarifës së licencimit dhe për pasojë janë krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Shkodër në vlerën 13,871,692 lekë.
      Faqja 4 e raportit
    Shkodër
  27. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar auditimi tematik “Mbi përputhshmërinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për segmentin “Rikonstruksioni i Rrugës Uji i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimi i dy By-pass-eve”, projekti “Konektiviteti i rrugëve rajonale dhe lokale”Fondi Shqiptar i Zhvillimit
  28. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Tepelenë
    • Të ardhura të munguara3,930,000 lekë
      Nga auditimi mbi shlyerjen e detyrimeve që subjektet e tregtimit të naftës kanë kundrejt Bashkisë Tepelenë rezultoi sedhe pas angazhimit të Bashkisë Tepelenë me lidhjen e akt marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve, nga posedimi i licencën për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj, 6 subjekte nuk kanë likuiduar detyrimin e plotë sipas tarifave në vlerën 3,930,000 lekë të cilat janë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Tepelenë, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për Sistemin e Taksave Vendore", i ndryshuar, neni 35, VKM nr. 970, datë 2.12.2015 "Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj" i ndryshuar kapitulli II, pika 1; germa "b", dhe pika 10, i ndryshuar me VKM nr. 344, datë 19.04.2017, kapitulli II, pika 1; germa "b" dhe pika 9, si dhe pika 15.2, të këtij akti normativ.
      Faqja 3 e raportit
    • Të ardhura të munguara984,000 lekë
      Këto 9 subjekte si në aneksin II.2.2.3.4 bashkëlidhur këtij projekt raporti, janë debitorë në vlerën 984,000 lekë, gjë që ka sjellë të ardhura të munguara për Bashkinë Tepelenë.
      Faqja 4 e raportit
    • Të ardhura të munguara394,372 lekë
      Nga Bashkia Tepelenë nuk është zbatuar neni 13.2, për zgjidhjen e njëanshme të kontratës, pasi rezulton se 8 subjekte sipas tabelës anekse II.2.2.3.5 bashkëlidhur këtij projekt raporti, nuk kanë derdhur në arkën e bashkisë, detyrimin e qerasë vjetore, siç është parashikuar në nenin 5, pika 5.1 të kontratës së lidhur me Bashkinë Tepelenë nga momenti i lindjes së detyrimit dhe deri në 31.12.2021 vlerën prej 394,372 lekë, e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë, (prej të cilave 358,520 lekë detyrim qira, dhe35,852 lekë kamatë vonesë).
      Faqja 4 e raportit
    Tepelenë
  29. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Pogradec
    • Të ardhura të munguara22,798,289 lekë
      Nga auditimi në lidhje me arkëtimin e të ardhurave nga qiraja e objekteve dhe trojeve, për periudhën objekt auditimi, u konstatua se për 11 subjekte nuk kanë shlyer detyrimet e kontratës, në vlerën 22,798,289 lekë që janë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Pogradec.
      Faqja 4 e raportit
    Pogradec
  30. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Këlcyrë
    • Të ardhura të munguara124,000 lekë
      Kjo anomali është konstatuar për 3 subjekte, sipas listës në aneksin nr.2.2/6/2 bashkangjitur projektraportit të auditimit, duke shkaktuar të ardhura të munguara në vlerën totale 124,000 lekë.
      Faqja 6 e raportit
    Këlcyrë
  31. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Berat
    • Efekt negativ financiar35,587,383 lekë
      Për vitin 2020 dhe 2021 nga Bashkia Berat për zbatimin e vendimeve gjyqësore pavarësisht objektit të dëmshpërblimit, është shpenzuar vlera 35,587,383 lekë, e cila konsiderohet efekt financiar negativ në buxhet.
      Faqja 6 e raportit
    Berat
  32. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë KuçovëKuçovë
  33. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Shërbimeve QeveritareDrejtoria e Shërbimeve Qeveritare
  34. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ministrinë e Kulturës
    • Efekt negativ financiar2,980,544 lekë
      Ministria e Kulturës të marrë masat duke ngritur një grup pune për të saktësuar, njoftuar dhe kërkuar nga subjekti OE "R" shpk + "AL.V" shpk, plotësimin e punimeve të pakryera sipas preventivit për vlerën 2,980,544 lekë me efekte negative ndaj buxhetit të shtetit.
      Faqja 6 e raportit
    • Efekt negativ financiar551,336 lekë
      Ministria e Kulturës të marrë masat duke ngritur një grup pune për të saktësuar, njoftuar dhe kërkuar nga subjekti "L.K" sh.p.k, plotësimin e punimeve të pakryera sipas preventivit për vlerën 551,336 lekë me efekte negative ndaj buxhetit të shtetit.
      Faqja 6 e raportit
  35. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Malësi e Madhe
    • Të ardhura të munguara9,000,000 lekë
      Dokumentacionit të subjekteve të licencuara për ushtrim aktiviteti si pikë shitjeje më pakicë të hidrokarbureve rezulton se përgjatë vitit 2021 në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe dhe NJA, u konstatua se në 9 prej tyre është ushtruar aktivitet pa u pajisur me licencën përkatëse për pasojë janë krijuar të ardhura të munguara në vlerën 9,000,000 lekë në buxhetin e Bashkisë.
      Faqja 5 e raportit
    • Dëm ekonomik170,137 lekë
      Nga Bashkia Malësi e Madhe të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 170,137 lekë pa TVSHnga OE "N" Sh.p.k, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 2094/7 prot datë 16.10.2020 me objekt "Sistemim asfaltim rruga Smajlaj në Gruemirë", vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 7 e raportit
    • Dëm ekonomik156,926 lekë
      Nga auditimi i kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Malësi e Madhe me palët e treta, u konstatua se në 6 raste për pagesa me vonesë të detyrimeve kontraktore, nuk është aplikuar kamatvonesë në masën 0,01% në ditë, por jo më shumë se 10% të vlerës, bazuar në përcaktimin e bërë në kontratat e qirasë, e llogaritur në vlerën 156,926 lekë, e cila përbën të dëm ekonomik për buxhetin e Bashkisë Malësi e Madhe.
      Faqja 7 e raportit
    Malësi e Madhe
  36. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Gramsh
    • Të ardhura të munguara54,085,792 lekë
      Detyrimet për taksat dhe tarifat vendore që taksapaguesit kanë ndaj Bashkisë Gramsh në datën 31.12.2021 janë në vlerën 54,085,792 lekë nga të cilat vlera prej 18,951,699 lekë i përket 62 subjekteve private, vlera prej 15,794,072 lekë i përket kategorisë së taksapaguesve familjarë dhe vlera prej 19,339,941 lekë është detyrimi për taksën e tokës bujqësore, duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Gramsh.
      Faqja 6 e raportit
    • Të ardhura të munguara7,911,120 lekë
      Nga auditimi i pagesave të kontratave të qirave rezulton se, 22 qiramarrës nuk kanë zbatuar kushtet e kontratave të qirasë duke mos paguar detyrimin për vitin 2021 në vlerën totale prej 7,911,120 lekë që përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Gramsh.
      Faqja 6 e raportit
    • Të ardhura të munguara2,000,000 lekë
      Në Bashkinë Gramsh ushtrojnë aktivitet të pa pajisur me autorizim/licencë për shitjen e lëndëve djegëse me pakicë 2 subjekte, përkatësisht subjekti "G..." dhe subjekti "B...", në kundërshtim me ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", i ndryshuar me ligjin nr. 71/2014 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, neni 4, neni 15, neni 20-Autorizimet pika 2, duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Gramsh në vlerën 2,000,000 lekë.
      Faqja 7 e raportit
    Gramsh
  37. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Institutin e Sigurimeve ShoqëroreInstituti i Sigurimeve Shoqërore
  38. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN)Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
  39. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojrave të FatitAutoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit
  40. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 9 shkurt 2022Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ujësjellës-Kanalizime sha, Fier
    • Efekt negativ financiar287,548,076 lekë
      Janë konstatuar efekte negative në administrimin e fondeve të shoqërisë dhe menaxhim pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet i tyre në vlerën prej 287,548,076 lekënë drejtim të shpërblimeve në pagë; gjoba tatimore, etj.
      Faqja 10 e raportit
    • Dëm ekonomik21,140,484 lekë
      Janë konstatuar dëme ekonomike në administrimin e procedurave të prokurimit në vlerën prej 21,140,484lekë.
      Faqja 10 e raportit
    • Efekt negativ financiar1,004,500 lekë
      Shuma 1,004,500 lekë përbën efekt negativ financiar për buxhetin e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Sh.a Fier.
      Faqja 9 e raportit

Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.