e enjte, 5 nëntor 2026
Kursi zyrtarBanka e Shqipërisë
  • EUR91,00▲ 0,06
  • USD80,90▼ 0,40
  • GBP109,08▲ 0,04
  • CHF98,96▼ 0,40
  • TRY1,62▼ 0,01
  • CNY12,12▼ 0,07
Kontrolli i Lartë i Shtetit

Auditimet e KLSH

Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.

raporte përfundimtare, që nga 2016
1110raporte përfundimtare, që nga 2016
bashki dhe institucione me të paktën një raport
181bashki dhe institucione me të paktën një raport
auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi

3 raporte që përmendin Tiranë (hiqe), viti 2023

  1. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 4 shkurt 2023Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike, Bashkia Tiranë
    • Dëm ekonomik232,320 lekë
      Nga DPOP, Bashkia Tiranë të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 232,320 lekë pa tvsh nga OE "R. C." SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 49/5 prot datë 21.12.2020, me objekt "Mirëmbajtje e thellë në objekte Publike", Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike, Bashkia Tiranë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 5 e raportit
    Tiranë
  2. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 4 shkurt 2023Raporti PDFRaporti përfundimtar i auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, Bashkia Tiranë
    • Efekt negativ financiar1,660,320 lekë
      Nga auditimi i procedurës me objekt "Drurë dhe shkurre dekorative" nga auditimi i dokumentacionit teknike të zbatimit, situacioni përfundimtar (relacion / situacionet e brendshme) dhe auditimit në terren, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, për zonat e audituara me përzgjedhje nga audituesit rezultuan se kanë sjellë një efekt negative të buxhetit të shtetit me vlerë 1,660,320 lekë me tvsh.
      Faqja 6 e raportit
    • Efekt negativ financiar1,189,575 lekë
      Nga auditimi i procedurës me objekt "Shërbime për mirëmbajtjen e objekteve ndërtimore" nga auditimi i dokumentacionit teknike të zbatimit, situacionit përfundimtar, librezave të masave dhe auditimit në terren, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan se kanë sjellë një efekt negative të buxhetit të shtetit me vlerë 1,189,575 lekë me tvsh.
      Faqja 6 e raportit
    • Efekt negativ financiar1,137,720 lekë
      Nga auditimi i procedurës me objekt "Rikonstruksioni i lulishteve dhe mikrohapësirave të gjelbra me shatërvane në blloqe banimi" nga auditimi i dokumentacionit teknike të zbatimit, situacionit përfundimtar, librezave të masave dhe auditimit në terren, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan se kanë sjellë një efekt negative të buxhetit të shtetit me vlerë 1,137,720 lekë me tvsh
      Faqja 6 e raportit
    Tiranë
  3. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 4 shkurt 2023Raporti PDFRaport përfundimtar i auditimit në “Tirana Parking, Bashkia Tiranë”
    • Efekt negativ financiar4,516,316 lekë
      Nga KVO është skualifikuar O.E "K.C." sh.p.k, me ofertë ekonomike 10,489,512 lekë, në diferencë prej 4,516,316 lekë nga BOE fitues, e cila përbën vlerë të përdorur pa efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet.
      Faqja 11 e raportit
    Tiranë

Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.