e enjte, 5 nëntor 2026
Kursi zyrtarBanka e Shqipërisë
  • EUR91,00▲ 0,06
  • USD80,90▼ 0,40
  • GBP109,08▲ 0,04
  • CHF98,96▼ 0,40
  • TRY1,62▼ 0,01
  • CNY12,12▼ 0,07
Kontrolli i Lartë i Shtetit

Auditimet e KLSH

Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.

raporte përfundimtare, që nga 2016
1110raporte përfundimtare, që nga 2016
bashki dhe institucione me të paktën një raport
181bashki dhe institucione me të paktën një raport
auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi

1 raport që përmendin Rrogozhinë (hiqe), viti 2024

  1. Financiar dhe përputhshmërieBotuar më 4 shkurt 2024Raporti PDFRaport përfundimtar auditimi i ushtruar në Bashkinë Rrogozhinë
    • Dëm ekonomik157,878 lekë
      Nga auditimi i zbatimit të punimeve për 2 kontrata është konstatuar dëm ekonomik në vlerën totale 157,878 lekë si pasojë e diferencave në realizimin e punimeve.
      Faqja 5 e raportit
    • Dëm ekonomik77,578 lekë
      Të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 77,578 lekë pa TVSh nga OE "H" SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 2862 prot, datë 07.08.2019, me objekt "Rikonstruksioni i magjistralit kryesor dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, Loti III", Bashkia Rrogozhinë, vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
      Faqja 8 e raportit
    Rrogozhinë

Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.