Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
1 raport që përmendin Fier (hiqe), viti 2022
- Raport përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Fier
Efekt negativ financiar1,128,722,634 lekë
Kryetari i Bashkisë Fier, të analizojë dhe nxjerrë përgjegjësitë për kualifikimin e ofertave ekonomike të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkesave kualifikuese të DST, me pasojë përdorimi të fondit publik me efekt financiar negativ në të ardhurat e buxhetit të Bashkisë Fier për vlerën 1,128,722,634 lekë pa TVSH.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik5,974,920 lekë
Nga ana e Bashkisë Fier të ndiqen të gjitha masa për arkëtimin e vlerës prej 5,974,920 lekë nga kontraktori "Z" ShPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 730/15 prot. datë 29.03.2021, me objekt "Furnizim Vendosje Panele Fotovoltaike me shtylla për ndriçim publik", Bashkia Fier, për vlerën e sigurimit të kontratës, që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e mos realizimit të kontratës.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik4,202,600 lekë
Nga Bashkia Fier të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 4,202,600 lekë pa TVSh nga BOE, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën me nr. 10912/9 prot datë 20.03.2019, me objekt "Furnizim vendosje panele fotovoltaik me shtylla për ndriçim publik", vlerë që përfaqëson dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore, si pasojë e likuidimit të punimeve të pakryera.
Faqja 5 e raportit
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.