Kontrolli i Lartë i Shtetit
Auditimet e KLSH
Çdo raport përfundimtar që KLSH ka publikuar në faqen e vet, me lidhje te raporti origjinal. Numri i gjetjeve dhe shumat e dëmit merren nga përmbledhja e vetë KLSH, me faqen dhe fjalinë ku shkruhen.
- raporte përfundimtare, që nga 2016
- 1110raporte përfundimtare, që nga 2016
- bashki dhe institucione me të paktën një raport
- 181bashki dhe institucione me të paktën një raport
- auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
- 105auditime performance, për efektivitetin e një politike ose shërbimi
2 raporte që përmendin Mat (hiqe), viti 2022
- Raporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Bashkinë Mat
Të ardhura të munguara76,416,391 lekë
Të ardhurave të realizuara nga taksat dhe tarifat vendore, për periudhën 2019-2021, u konstatua se,në fund të vitit 2021 në Bashkinë Mat dhe NJAborxhi tatimor është në vlerën 76,416,391 lekë vlerë e cila përbën të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Mat.
Faqja 4 e raportitDëm ekonomik21,133,920 lekë
Kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Mat me palët e treta, nuk janë respektuar plotësisht detyrimet ligjore të fushës (përllogaritje e gabuar e tarifave, mosaplikim i kamatëvonesave, mungesën e marrjes së masave për arkëtimin e tarifave të qirave, etj), veprime dhe mosveprime të cilat kanë krijuar dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Mat në vlerën 21,133,920 lekë.
Faqja 4 e raportitTë ardhura të munguara15,148,685 lekë
Dokumentacionit mbi përllogaritjet për taksën e ndërtesës dhe tarifën e shërbimit për subjektet "Biznesi Vip", "Biznesi i Madh" dhe "Biznesi i Vogël", që ushtrojnë aktivitet në territorin administrativ të Bashkisë Mat, u konstatua se, për periudhën 2019-2021 janë përjashtuar/përllogaritur gabim taksa e ndërtesës dhe tarifa e shërbimit për subjektet e mësipërme, konkretisht: Për taksën e ndërtesës 10 subjekte "biznes i madh", 40 subjekte "biznes i vogël" dhe 6 subjekte me aktivitet HEC; Për tarifën e shërbimit 42 subjekte "biznes i madh" dhe 10 subjekte me aktivitet HEC, duke krijuar të ardhura të munguara në vlerën 15,148,685 lekë, me efekt negativ në buxhetin e Bashkisë Mat.
Faqja 4 e raportit
- Raport përfundimtar i auditimit tematik të ushtruar në Bashkinë MatMat
Burimi: klsh.org.al, Auditime, lexuar çdo ditë. Një raport lidhet me një bashki ose institucion kur emri i tij është në titullin e raportit; 408 raporte flasin për subjekte që nuk janë ende në bazën tonë (degë, ndërmarrje, drejtori rajonale) ose për një temë, dhe gjenden me kërkim. Data është ajo e botimit në faqen e KLSH, jo e përfundimit të auditimit. Raportet e viteve para 2016 nuk janë në këtë listë.